Dragoni i Vetmuem

>> Thursday, April 2, 2009

DRAGONI I VETMUEM (MITRUIZA)

Nji Dragon nga Mitruiza
po lufton me shpat' e shtiza;
Po e lan' vet' Dragojt o tjer',
n'tjatër sofër po pijn' verë;

Sofra e baljozit me verë asht' plot,
asht' mjalt' për shkja e për shqiptar barot;
S'ju vjen turp Dragona t'gjallë,
trupin tonë na e lat' meu kallë.


Por nji Dragon po e run' nderin,
racave t'hueja po ua kallzon ferrin;
Se den baba den ky vend asht' kanë,
asht' e do t'jet' kasap për dushmanë.


Me bekim t'Zotit n'flage t'baljozit nisem,
o t'ngadhnjej o t'shkrihem, t'digjem;
Por kur digjem si murtajë shpërthej,
jam Dragua arbnor' - gjithmon' ngadhnjej!


Dragojt o tjerë Shqiptar' po hiqen,
e n'sofra t'tyne kingja piqen;
Me lëkurëzi po hanë e pinë,
Kosoves nanë ia harruen verinë.


Ky shkja me gozhdë t'hekurt grrith',
ia grrith fytin Kosovës e koken ia lith.
Se pjes'n e epërme t'trupit tonë,
sikur trofe me e mbajt po donë!


Dragoni jonë n'njat veri,
gjymtyr' coptuem e trupin hi;
Kryet nalt o po e mban,
kambt si rranj' n'vatan po'i mban.


E ky dushman pa din e iman,
pa ftyrë e besë kufi po m'ban;
E po'i blen me argjend e ar',
k'to tokat tona margaritarë.


Ky dushman pa din e iman,
n'xhep o t'vogel po na i mban,
artistë, juristë e politikanë,
ata që folin n'emën t'kombit tanë!


Kur do qohemi meu ndryshue,
kur njani derdh gjak tjetri me'i ndihmue,
se pa dro, pa ftyrë e nder',
Dragojt o tjer' jan tuj pi verë.



…shkruar nga Senton Kaçaniku

0 comments:

About This Blog

About This Blog

  © Blogger template Digi-digi by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP