GJUHA SHQIPE BURIM I GJUHEVE EUROPIANE
>> Sunday, September 7, 2008
Nëse ndalemi ne historinë e letërsisë ne Europë mund të konstatohet se që nga lindja e saj, bëhet një ndryshim i rëndesishëm i gjuhës në cdo vend të Europës, edhe atë cdoherë si faleminderim i ndonjë ,,POETI”. Në Itali ne shekullin e XIII, Dante është shembulli i cili ka vendosur te shprehet ne gjuhë tjeter. Eshtë e njohur se Dante është edukuar në gjuhën latine, nga gjuha e atëhershme dominante dhe qëndrore. Ai duke i ditur të gjitha dialektet italiane ndalet ne dialektin e tij (Fiorentina) me të cilën do ta krijon gjuhën a tij, mandej vepren e tij të famshme "Komedija Hyjnore" dhe përfundimisht gjuhën italiane. Ky ndryshim I tërësishëm gjuhësor u bë ne shekullin e XIII, por në Itali kishte dokumente edhe më pare. Ne shekullin e dymbëdhjetë gjuha popullore italiane "volgare" dalngadalë ia zuri vendin latinishtes, kështu monumenti i pare letrar në italishte : Kënga e "Mabitarit të Toskanës"daton nga ajo periudhë. Meqë cdo gjë që ndodhte ne Itali, herët a vonë e merrte jehonën e vet ne Shqipëri, mund të besohet se ideja për ta shkruar gjuhën e vet do t’u ketë ardhur shqiptarëve nga Italia, aty diku rreth fundit të shekullit dymbëdhjetë. Përgjigjen përfundimtare kësaj qështje mund t’ia gjejmë në arkivat e Vatikanit .
Në Angli, gjuha angleze filloi të ndërtohet rreth shekullit të tetë, me elemente gjermane , latine, normandike dhe skandinaviane. Vonë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë poeti anglez Geoffrey Chaucer do ta fus gjuhën angleze ne letersi. Kurse një shekull më vonë Shekspiri veq më do ta vërteton më atë gjuhë. Në të njëjtën periudhë në Gjermani ende shkruanin në gjuhën latine. Letërsia gjermane do të fillon ta merr formën e saj si faleminderim i përkthimeve Luteriste nga Bibla. Në Francë në te njëjtë periudhe, ne shekullin e gjashtështëmbëdhjetë, Fransoa i pare, bën ndërimin e gjuhës latine me gjuhë franceze. Montenji, i cili në fillim shkruante në gjuhën latine, do ta ndryshon këtë gjuhë për të vetmen arsye që të shkruan ne gjuhën franceze. Sikurse edhe Dante edhe ai do të jet krijues i një gjuhe të re. Gjuha shqipe ekzistonte që në fillim të shekullit katërmbëdhjetë. Kemi një dokument historik të dorës së pare që e dëshmon këtë fakt. Në vitin 1332 murgu gjerman – Brokardi, në një libër të tij kushtuar Filip dë Valuasë- mbretit të Francës- e dëshmon ekzistimin e letersisë shqipe. Ai vëren edhe se: ,, Shqiptarët ndonëse kanë një gjuhë krejtësisht tjetër nga latinët, në librat e tyre përdorin alfabetin latin”. Fra brokardi, apo Brocardus Teutinicus, siq e quajnë atë kronikat latine, është një njeri të cilit mund t’i besohet me siguri. Vetë Brokardi mburret se ai: ,, Shkruan për gjërat që i ka përjetuar dhe i ka pare, dhe më pak për ato që i ka dëgjuar”. Benediktanët, të cilët në mesjetën e hershme ishin rendi i vetëm i eremitëve në Shqipëri, në shekullin e trembëdhjetë u zëvendësuan nga dominikanët. Fra Brakordi, si pjesëtar i rendit të ri, prandaj kishte lidhje të mira në Shqipëri të cilë duhet ta ketë vizituar disa here. Libri i tij ngre një problem interesant. Nëse nga viti 1332 kishte letërsi shqipe, ështe e qartë se shkrimi i shqipes do të ketë filluar më herët. Prej përdorimit të një alfabeti e deri te zhvillimi i një letërsie duhet të kalojnë shumë vite. Kështu, shtrohet qështja : që kur zuri të shkruhej shqipja? Burimi i gjithë gjuhëve europiane ështê nga gjuha latine (historia e letërsive të lartpërmendura), kurse burimi i gjuhës latine është nga gjuha ilirishte, shqipja e sotme.
Shqipness
0 comments:
Post a Comment