SHTET-FORMIM APO KOMB-NDERTIM

>> Monday, December 22, 2008

Skena politike ne Kosove po koklavitet per shkak se sundimi nderkombetar po nderlikohet, dhe eshte interesante se ne kohen e Millosheviqit ke mundur ta shpjegosh situaten ne Kosove per tre minuta, tash as tre ore nuk te dalin meqenese se situate eshte shume e nderlikuar. E vertete eshte UNMIK-u nuk shkoj EULEX-i po vjen, zyra civile nderkombetare eshte aty, KFORI-i eshte ende ne Kosove dhe ka ushtar spanjol edhe dihet se Spanja ende nuk e ka pranuar Kosoven, ne nderkohe qeveria e Kosoves per nente muaj pas shpalljes se pavarsise, e ka mbajtur ket obsesionin me njohjet e metutjeshme, nderkohe qe integriteti dhe sovranitetin si dhe zhvillimin ekonomik e ka lene anash, dhe tash ndosdhemi para kesaj sifde te pikave te Bankimunit. Qfare eshte 6 PIKESHI I BANKIMUNIT???. Nenkupton policia, gjyqesia, doganat, kufinjte, transportet dhe infrastruktura, dhe trashigimia kulturore do te jene te ndara mbi baza etnike me qrast policia, gjyqesia dhe prokuroria do te kene zinxhir te ndare komandues, qe do te thote do te kete dy sisteme politike dhe juridike ne Kosove, do te kete gati dy shtete, ngjajshem sikur ne Bosnje. Ahtisari dhe paketa e tij???. Serbia kerkon teper shume dhe merr shume kurse shqiptaret kerkojne pak dhe nukmarin hiq. Ne kosove eshte situate kun e vend qe te bazohet pavarsia ne gjakun e deshmoreve, ne vullnetin e popullit, pavarsia po bazohet ne nje dokument te Ahtisarit, pra po bazohet jashte vendit e jo mbrenda vendit. Plani I Ahtisarit edhe ashtu nuk ka qene I favorshem per kosovaret, por ai edhe nga institucionet eshte pare si nje lloj qmimi per pavarsine e Kosoves qe ne fund e pranon edhe Serbia, pra eshte bere per t’ia bere qefin Serbise ne menyre qe ajo ta njef Kosoven. Porn e kohen kur qeveria e Serbise planin e Ahtisarit nuk e pranon, ne kohen kur Serbia jo vetem qe nuk e njef pavarsine e Kosoves, por me strukturat paralele deshiron ta renon Kosoven permbrenda, eshte absurde eshte qmenduri qe te realizohet ai plan. Diskrimini I shqiptareve ne luginen e Presheves e cila nuk eshte mare fare parasysh plani I Ahtisarit. Ne Presheve 92% jane shqiptare mirepo nga 218 polic vetem 116 jane shqiptare, ne Presheve jane 9 prokurore serb dhe 4 prokurore shqiptare. Ne Bujanovc jane 62% shqiptar ku ne prokurori jane 10 serb dhe vetem 1 shqiptar. Pra serbet ne Kosove kane fituar te drejta me teper drejta se shqiptaret ne Maqedoni. Popullata e Kosoves ka rreth mbi 2 milion, mirepo nuk ka regjistrim qe nga viti 1981 me qellim sepse duan ne resgjistrimin e ardhshem ne vitin 2011 ose 2012 deshirojne qe t’ua krijojne shqiptareve mundesine qe te deklarojne si kosovare por kjo eshte nje teme tjeter e gjate, se ne Kosove ka me teper shtet=formim apo komb=ndertim?. Serbet e Kosoves jan rreth 5% nga e gjjithe popullata e Kosoves mirepo disponojne me 20% te teritorit. Dmth ata kane shume pak banore mirepo kane shume teritor!!!. Edhe nje fakt tjeter treondites se ne Bosnje seebet jane nje e treat mirepo e kan gjysmen e e teritorit te Bosnjes, ku do qe jane serbet kane pak populate po kan teper teritor, per shkak se te serbet vazhdon te mbetet kategoria kryesore politike teritori. A egziston ndarja e Ksoves??? Egziston ndarje e Kosoves mirepo Serbia nuk e vendon ndarrjen perfundimtare, e don ndarjen e mbrendshme te Kosoves, e don nje Republike Serbe mbrenda Kosoves, nepermjete te ciles do tem und ta kontrollonte tere Kosoven, pra aspiratat e Serbise jane per tere Kosoven. Ndorja e Kosoves dhe Serbise nuk mund te ndahet me mirekuptim, nuk mund per shkak se Serbia e don edhe veriun e Kosoves e don edhe luginen e Preshves edhe Anamoraven, Serbia deshiron tepe shume. E vetmja mundesi Serbia te heq dore nga Kosova natyrisht pa veriun do te ishte nese ajo kompenzohet me Republiken Serbe ne Bosnje. Veriu aktualisht mbetet jashte teritorit te Kosoves. Ka nje mundesi per bashkejetese ndermjet serbve dhe shqiptareve ne Kosove me nje kusht nese e heqim qafe Serbine. Kjo do te thote qe strukturat paralele serbe te shprebehen. Sepse Serbia po ua ben serbeve te Kosoves te panevojshme integrimin, serbet nuk integrohen vetem se duan te integrohen por nese e kane te nevojshme te integrohen, e Serbia nuk poi u lejon. Kosova po shihet si komb-formim e jo si shtet-formim. Shtet-ndertimi nenkupton ushtrine, policine, kontrollin resurseve natyrore, kontrollin e kufijve e kshtu me rradhe, kjo nuk po ngjan ne Kosove perkundrazi ajo qka po ngjan eshte komb-formimi sepse po shpiken flamuj te ri, himne te reja ne menyre qe Kosova sa me shume te ndahet nga trungu shqiptar. Deri ktu kemi ardhurme flamurin shqiptar, flamuri I kaltert eshte nje flamur I cili nuk ka histori dhe thjeshte nuk ka ndieshmeri ndaj ketij flamuri. Flamuri I Kosoves u kontrabandua diten kur u shpall Kosova e pavarur . Deri te pavarsia e Kosoves kemi ardh me flaurin kombetar ate tjetrin e pame per here te pare me 17 shkurt. Dhe thjehte ishte nje symbol I imponuar e cila fare nuk ua ngroh zemrat njerezve.
Vullneti i bashkimit kombetar nuk duhet te reduktohetne qendrimet e elitave politike, per shkk se keto elita politike nuk jane te pavarura. Po te baheshin dy referendume ne Shqiperi dhe ne Kosove eshte e sigurte qe rezultatet per bahskim kombetar do te ishin pozitiv. Identiteti kosovar eshte vetem nje identitet gjeografik I cili eshte shume larg I te qenit identitet kombetar. Nuk egziston kombi kosovar. Ka gjakovar, ka drenicak por ka edhe kosovar , dhe shume ma I fuqishem eshte identiteti drenicak apo gjakovar sesa identiteti kosovar [pr mbi te gjitha eshte identiteti kombetar. Popullata kosovare nuk e konsideron kombin ksosvar si diqka e cila egziston , mirepo popullatene e kosoves nuk po e pyetin nuk ka referendume. Ne zgjedhjet e fundit kane dale rreth 37 % te populates.Populin nuk po e pyet askush atje. Preseidenti Rugova, a ka qene me skeptik ne raportet me Shqiperine? Ibrahim Rugova ka qene nje person I cili eshte munduar ta krjijoje nje identitet te ri kosovar dhe I cili edhe pavarsine e Kosoves si duket nuk e ka pasur me gjithe mend e lere më bashkimin kombetar, meodat e tij kane qene teper te buta per te pasur rezultate dhe nga periudha e tij nuk kemi pasur edhe aq dobi jo betem sa I perket pavarsise por edhe mbi asaj sa I perket bashkimit kombetar. Shqiptaret thelle ne shpirt shihet se jane kozmopolit, porn e Ballkan nuk po mund te jetosh me kozmopolitizem se faktoret nderkombetar po mundohen te ndermjetesojne midis bujarise tone dhe kozmopolitizmit tone. Ne rast se shqiptaret e Kosoves do te shkojne drejt nje situate radikale drejt bashkimit me Shqiperine, atehere shqiptaret e Maqedonise? Shqiptaret e Maqedonise nuk ndihen rehat per shkak se diskrimin ndaj tyre. Psh, ne gjyjaten kushtetuese ne Maqedoni jan 13 veta, jan 11 maqedon dhe 2 shqiptare, edhe ne Maqedoni ka nenperfaqesim ka diskrimin prandaj deri sa te jete keshtu edhe per shkak te identitetit te fuqishem shqiptar, edhe ato do te synojne qe te bashkohen. Edhe nje send shqipatert e Maqedonise ndikohen me teper nga shqiptaret e Kosoves nga mund te jete edhe per shkak se ka me shume lidhje farefisnore.

Albin Kurti

Read more...

Dy fshatra të së njëjtës dramë

>> Thursday, September 18, 2008

Akti I

Zhivadini hyn në shitoren e Ramës diku në një fshat të Anamoravës. Blen gjësende ushqimore. Po përgatitej për një si lloj banketi. Djali i tij, student në Nish, pardje kishte mbaruar shërbimin ushtarak në Uzhice.

Rama
: Zhivadin, a po ma shet tokën? Ngusht i kam punët. Djemtë m’janë rritur dhe nuk po mund t’dalin jashtë. Thashë se ndoshta mund t’merren me blegtori por kemi krejt pak tokë.
Zhivadini: Nuk mundem, Ramë. Ti e din se unë ta kisha shitur tokën. Edhe vetë jam n’zor për pare. Ama nuk guxoj.
Rama: Por, atë arën e gjatë e pate shitur. Pse nuk po ma shet edhe këtë që e ke te shtëpia? Njësoj, tokë ajo e tokë kjo është.
Zhivoradi: Beogradi nuk më len, Ramë. Beogradi nuk më len.
Rama: Eiii Zhivadin, ku e din Beogradi çka bën ti këtu? Ai ka punë më të mençura e më të mëdha. Plus, pse Beogradi nuk të tha kurrgjo kur e shite arën e gjatë? Ëë, pse?
Zhivadini: Eeee more Ramë. Beogradi e din çdo gjë. Na ka thënë që tokat që i kemi në anën tjetër të asfaltit bën t’i shesim sepse Serbia do t’i marrë prapë me këto komunat e reja të decentralizimit. Kurse tokat në këtë anë të asfaltit, ku edhe e kam shtëpinë, nuk bën t’i shesim pasi që ato nuk dihet se kujt do t’i mbesin në fund. Edhe... çka po ta merr mendja ty Ramë se bëjnë ky Milenkoja dhe Strahinja në fshatin tonë? Sonte do të më shikojnë shtrebër pse kam blerë në shitoren tënde. Por, do t’iu them që të gjitha mallrat që i mora ishin të Serbisë dhe mbase do t’i zbus pak...

Zhivadini del nga shitorja duke e përshëndetur Ramën që tashmë kishte humbur në mendime. Seç i kujtohet këtij stërgjyshi kur si fëmijë i fliste për tokat e humbura në Bllacë të Sanxhakut të Nishit, gjyshi që i rrëfente se si kishin qenë të pasur para reformës agrare, baba i përgjakur në dimrin e Rankoviqit të cilit i kërkonin pushkë dhe e lanë pa tokë... Iu kujtua edhe vetja e tij në kohën e Milosheviqit kur e dëbuan nga shtëpia pasi që ia morën traktorin dhe bagëtinë. Iu kujtua edhe Ahtisaari që me këto komuna të reja të Serbisë po i dënonte shqiptarët që i ruajtën serbët pas përfundimit të luftës...

Me sytë që i digjnin nga lotët, Rama pa se një dorë që po shëndriste e hapi derën e dyqanit. “Hajde babë se buka është gati!” – e thirri vajza e vogël Vlora.

Akti II

Kollitja që vjen nga balli i oxhakut i hesht të gjitha pëshpëritjet. Askujt nuk do t’ia merrte mendja se kjo odë do të mund t’i zinte gjithë ata njerëz...

Qazimi
: Nga të kemi o dashamir?
Idrizi: Jam prej këtu bac, prej komunës së Burimit, afër fshatit t’juj veçse n’anën tjetër t’lumit. Djali i Isës s’Ahmetit jam.
Qazimi: Ëhë, i Isës s’Ahmetit. Gjyshin e ke pasur burrë t’mençur e luftëtar t’madh. Për juve rininë s’po di tash. Po, çka ka të re andej nga ju? A i ka hy uji katundit tuej?
Idrizi: Nuk po të kuptoj bac. Qysh..., uji?
(Të gjithë qeshin e Idrizi skuqet.)
Fadili: Po të pyet nëse kanë nisur t’i shtrojnë gypat e ujësjellësit te ju.
Idrizi: Ah, jo. Te ne ende nuk ka ujësjellës. I kemi puset, disa edhe me hidrofor tash. Nuk vijnë te na për ujësjellës sepse nuk kemi qenë t’pajtimit me kthimin e serbëve. Në lista për t’u kthyer kishte pasur edhe asi që i kemi parë kur na i kanë djegur shtëpitë. Por, edhe në fshatrat tjera ku janë kthyer, Serbia menjëherë i ka përfshirë ata në strukturat e saj.
Kola: Po de po. S’po kthehen serbët qysh po thojnë lajmet por Serbia.
Qemali: Bile edhe rrugët po i shtrojnë asfalt vetëm atje ku katundarët shqiptarë e kanë pranuar kthimin e serbëve. I thashë Fadilit që nëse n’fshatin e tij i kthejnë disa familje serbe atëherë aman le t’i çojnë në fund të katundit e jo n’fillim sepse ju mbetet asfalti vetëm deri në hyrje të fshatit!
(Shpërthen gazi të cilin mezi e ndal kollitja e dyfishtë e Qazimit.)
Ibrahimi: Hajt se bëhet mirë. Mos u bëni shumë merak. Kohëra tjera janë këto tash por edhe ky pushteti ynë ndoshta nuk han kashtë.
Nika: O Brahë, ty po më duket të kanë zbutur atje n’Prishtinë. Si shpesh po shkon atje. Serbia nuk ndryshon. M’arumë na shqiptarët tue mbush pushkën për lepur e tu na dal ujk masandej.
Idrizi: Nuk ka as ujk e as lepur. Ka vetëm pushkë për ujk e pushkë për lepur. Pushka për ujk edhe ujkun e bën lepur, e pushka e dobët për lepur ban vaki edhe lepurin e trimnon e ta bën ujk.

Plaku Qazim ende po e shikonte me admirim Idrizin kur u hap dera. Prej tisit të dendur të tymit që rrinte pezull në odë, burrat e ulur këmbëkryq nuk e dallonin dot fytyrën e personit që me tabake po sillte çajin e ngrohtë…

Prishtinë, 7 gusht 2008
Albin Kurti (gazeta Express)

Read more...

Nuk dihet kur Pogdorica e Shkupi do ta njohin Kosovën

>> Friday, September 5, 2008

Njohja e Kosovës nga vendet fqinje, përkatësisht Maqedonia e Mali i Zi, mbetet një prej çështjeve që konsiderohet se është në interes të Kosovës, por aktualisht në Prishtinë nuk ka sinjale të reja nga këto dy vende.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë se nuk presin befasi dhe se Shkupi e Podgorica do ta njohin Kosovën e pavarur. 

Zëdhënësja e ministrit të Jashtëm, Albana Beqiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës po i vazhdon kontaktet me qeveritë maqedonase dhe atë të Malit të Zi, që vendimi për njohjen e Kosovës të merret sa më shpejt. 

“Ne vazhdojmë të qëndrojmë në të njëjtat pozita sa i përket kësaj çështjeje, vazhdojmë t'i kemi të njëjtat sinjale se fqinjët, veçmas Maqedonia dhe Mali i Zi, do ta njohin Kosovën dhe nuk kanë dilema sa i përket këtij procesi. Por, ende definitivisht, ne nuk mund të flasim apo spekulojmë për një datë të saktë”, tha Beqiri. 

Ndërkaq, zëdhënësi i presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Xhavit Beqiri ka thënë se vendet fqinje edhe zyrtarisht kanë dërguar sinjale për njohjen e Kosovës, pavarësisht se ato ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Ai tha se njohjet reciproke dhe raportet e mira ndërfqinjësore janë jo vetëm në interesin e Kosovës, por edhe të vendeve tjera të rajonit. 

“Sinjalet kanë ekzistuar edhe më parë, madje ato kanë ardhur edhe nga qarqe zyrtare të këtyre dy vendeve fqinje, dhe ne besojmë që njohja do të ndodhë së shpejti, sepse ajo do të kontribuonte drejtpërdrejtë në stabilitetin e rajonit dhe do të lehtësonte thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në të gjitha fushat mes Kosovës dhe këtyre dy vendeve”, tha Beqiri. 

Read more...

Kosova "revanshohet", sigurim edhe për maqedonasit?

Pagesa e policave të sigurimit ka shtuar kaosin në pikat e kalimit kufitar të Maqedonisë. Shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë përpos pritjeve të gjata, janë të detyruar që pagesën për sigurimin shëndetësor në udhëtim ta paguajnë madje dy herë. Gjatë këtyre ditëve, në pikat e kalimit me Kosovën, radhët kanë qenë sfilitëse, shtetasit kosovarë kanë pritur më shumë se katër orë për të hyrë në vend. Autoritet shëndetësore kosovare kanë bërë të ditur se janë duke u munduar që të zhvillojnë një bashkëpunim rajonal mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë për këtë çështje. Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi është shprehur për mediat kosovare se një bashkëpunim i tillë ndërmjet vendeve do të bënte që një person që ka sigurimin shëndetësor të Kosovës të vlejë edhe në dy vendet tjera dhe anasjelltas, "do të mundohemi që ata persona që kanë sigurim shëndetësor në Kosovë, të vlejë edhe për udhëtim në Maqedoni". Ndërsa këshilltari politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Fisnik Rexhepi, ka thënë se çështja e reciprocitetit për sigurim edhe për shtetasit maqedonas do të shqyrtohet së shpejti, megjithëse e njëjta duhet të rregullohet me Ligj. 
"Do të shqyrtohet mundësia për reciprocitet për shtetasit maqedonas, edhe pse fillimisht një çështje e tillë duhet rregulluar me Ligj të veçantë", ka thënë Rexhepi.
Ndërkohë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë pohojnë se megjithë marrëveshjen e lëvizjes së lirë mes dy vendeve policat e sigurimit do të vazhdojnë të paguhen për shkak se skema e sigurimeve në Shqipëri nuk është i unifikuar ashtu si edhe në shtetet e tjera dhe për këtë arsye, shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të paguajnë siguracione. Ndërsa as që bëhet fjalë për të vendosur polica sigurimi edhe për shtetasit maqedonas, pohojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Nga Koha

Read more...

About This Blog

About This Blog

  © Blogger template Digi-digi by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP