Skenderbeu në Letërsinë Frenge
>> Saturday, September 20, 2008
Ne postimin tim të fundit ,,Gjuha Shqipe burim I gjuhëve Europiane” u bë fjalë për vendin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ne pjesën e parë të atij teksti, përmendet edhe një shkrimtar francez Mishel dë Montenjë. Aty gjithashtu përmendet edhe rëndesia e tij që kishte në bazat e gjuhës frenge.
Jehona e qëndresës shqiptare të shekullit të pesëmbëdhjetë kundër pushtimit osman kishte arritur deri në Francë dhe ishte pasqyruar edhe në veprat e shkrimtarëve më të mëdhenj franceze. Njëri ndër këta shkrimtarë, Mishel Dë Montenjë (1533-1592) Që në krye të veprës së tij të njohur Sprovat (Les Essais) e kishte përmendur Skenderbeun. Montenji është shkrimtar që në Francë gjendej dhe gjendet edhe sot në programet shkollore të letërsisë frenge. Personaliteti i Skenderbeut kishte frymëzuar edhe shkrimtarë të mëdhenj cfarë ishte Montenji. Ai merr shumë shembuj nga historia, ndër të cilët përmend Princin e zi, birin e mbretit të Anglisë Eduardit të tretë, sundimtarët e qyteit të Tebës të Greqisë, Pelopidasin dhe Epaminondasin, dy konsuj të Perandorisë Romake, Pompein e Sylan, dhe në fund Aleksandrin e Madh.
Anekdotën për Skendebeun, Montenji e ka marrë nga libri i Dhimitër Frankut, i cili u botua në italisht më 1539 dhe u përkthye në frëngjisht e u botua më 1544. Në kete anekdote të Frankut, Skenderbeu na del si njeri që ka ditur ta cmonte trimërinë. Montenji nga kjo anekdotë ka nxjerrë thelbin dhe e ka përmbledhur -,,Skenderbeu princi i Epirit, po ndiqte njërin nga ushtarët e tij për të vrarë dhe ky ushtar, pasi kishte provuar me të gjitha përuljet dhe lutjet që ta zbuste, së fundi vendosi ta priste me shpatë në dorë. Kjo vendosmëri e ndali menjëherë tërbimin e Skenderbeut, i cili kur pa se mori një qëndrim për ta nderuar e fali. Ky shembull mund të interpretohet ndryshe nga ata që nuk do të kenë dëgjuar për fuqinë dhe trimërinë e mrekullueshme të këtij princi”. Montenji pra , duke iu preferuar personaliteteve të njohura historike për të ilustruar përsiatjet e veta mbi njeriun ndër to merr edhe Skenderbeun, gjë që dëshmon se ndonëse kishte kaluar një shekull i tërë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, jehona e qëndresës shqiptare kundër pushtuesve osmanë vazhdonte të ishte e gjallë në Europë. Ndërkaq, në anekdotën e rrëfyer nga Montenji për Skenderbeun bie në sy vlerësimi i lartë i shkrimtarit freng për këtë personalitet shqiptar, të cilin e shtie midis personaliteteve fisnike historike që ditën ta qmonin trmimërinë si virtyt të lartë njerëzor dhe Montenji e përfundon anekdotën pë Skenderbeun duke ua mbyllur rrugët intepretimeve të mundshme të gabuara mbi këtë veprim të prijësit shqiptar në luftë kundër osmanëve duke vënë gishtin mbi ,,fuqinë dhe trimërinë e mrekullueshme të këtij princi”. Mirëpo kjo anekdote nuk është e vetmja reference e Skenderbeut në Sprovat e Montenjit. Ky shkrimtar i referohet heroit tone kombëtar edhe në dy raste. Në Sprovën e titulluar Frika nënë e mizorisë Montenji ngre zërin kundër tortures. Ai shkruan edhe për rastin e vdekjes së Mojsi Golemit me shokë, të cilët, pasi u zunë robër nga Ballabani në betejën e Valkalisë, u ekzekutuan duke i rrjepur të gjallë. Per këtë ngjarje Montenji shkruan-,,Dhe më duket edhe më e tmershme ajo që historian të tjerë rrëfejnë për zotërit epirotë, të cilët urdhëroi të rripeshin dalngadalë në një mënyrë të rregulluar ma aq djallëzi, saqë jeta e tyre zgjati pesëmbëdhjetë ditë në këtë ankth . Këtë pjesë të sprovës autori e përfundon me një reminishencë nga historia e heroit tonë, në të cilë shkruan : Skenderbeu i mprehtë dhe shumë i zoti, kishte zakon të thoshte se dhjetë ose dymbëdhjetë mijë luftëtarë besnikë duhet t’i mjaftojnë një prijësi të zoti në luftë për ta siguruarfamën e vet në qdo ndërmarrje ushtarake. Derisa burim për anekdotën e ushtarit tëcilit ia fali jatën Skenderbeu, Montenji kishte pasur vepren e Dhimitër Frankut për dy huazimet e fundit ai si burim ka pasur historinë e Barletit, Të perkthyer frengjisht nga Zhak de Lavardeni (Jasques de Lavardin) të botuar më 1576, e cila u ribotua disa here , vepër kjo të cilën, siq pohon një syudiues i shquar i vepres së Montenjit, Pjer Vile(Pierre Villiy) , autori i Sprovave pa dyshim e kishte pasur në bibliotekën e vet.
Soneti I Ronsarit kushtuar Skenderbeut.
Pierre dhe Ronsard, 1524-1585
Për të aritur deri në anekdotën mbi Skenderbeun në Sprovat e Montenjit ishte lehtë, kurse soneti i Ronsarit ishte punë më e vështirë të gjendej me që vepra e Ronsarit është më e vëllimshme, ndërsa soneti për Skenderbeun është poezi rasti, e shkruar me rastin e botimit të Historisë së Gjergj Kastriotit, në të cilën figuron si autor Zhak dë Lavardeni, e ky si thamë në të vërtetë e përktheu frengjisht Historinë e Skenderbeut të Barletit, me disa adaptime dhe shtesa. Ne shekullin e katërmbëdhjetë në Francë ishte zakon që me rastin e përgaditjes për shtyp të një libri, poetë të ndryshëm, miq të autorit, shkruanin poezi lidhur me temën ose personazhet e librit apo kushtuar autorit të librit. Ka të ngjarë se Lavardeni, i cili ishte nga krahina e Turenës, si edhe Ronsari, që në këtë kohë ishte poet me zë, kishte lidhje me Ronsarin, prandaj në krye të Historisë së Gjergj Kastriotit të Lvardenit gjejmë sonetin e Ronsarit kushtuar Skenderbeut . Derisa teksti i I Montenjit rrëfente për një njgarje anekdotike nga jeta e Skenderbeut, soneti i Ronsarit e vinte Gjergj Kastriotin në lidhje me personalitete të njohura historike siq ishin Akili dhe Pirroja, prandaj ishte e sigurt se me gjithë vlerat modeste artistike të kësaj poezie, ajo do t’u bënte përshtypje lexuesve shqiptarë dhe do të bëhej mjet mobilizimi në luftën pë qlirimin kombëtar duke u treguar atyre se qfarë jehone kishte bërë epopeja shqiptare e shekullit të pesëmbëdhjetë në Europë dhe se pë Skenderbeun kishte kënduar edhe një poet i madh qfarë ishte Ronsari.
0 comments:
Post a Comment