“Naiviteti” i pafund!

>> Saturday, January 31, 2009

Pritet që së shpejti në R. e Maqedonise të mbahen zgjedhjet presidenciale. Duke u bazuar nga përvoja e mëparshme, votat shqiptare për kryetarin e ardhshëm të këtij shteti janë jashtzakonisht të vlefshme. Në të gjitha zgjedhjet presidenciale këto vota kanë qenë vendimtare. Prandaj lojërat politike jane shumë aktive para zgjedhjeve. Si zakonisht ne këtë mes futen edhe partitë politike shqiptare, të cilat vrapojn për të përfituar dicka në këto ujëra politike. Shqiptarët kanë zgjedhur tre kryetar shteti në R.M, por asnjëri nuk ka qenë kryetar që ka pas parasysh interesat e shqiptarëve.


Para disa diteve, nga kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti u shfalosë ide për kryetarin e shtetit. Qëllimi ishte që të arrihet një marveshje me VMRO DPMNE-në (partia në pushtet) që në vitin 2014 presidenti të jetë shqiptar. Ky propozimi ishte kulminacioni i “naivitetit” të partisë shqiptare që është në pushtet. E themë këtë sepse për tu realizuar kjo marveshje është shumë e vështirë, po thuaj se e pamundur. Në realitet ka vetëm një mënyrë që të mundësohet presidenti të jetë shqitpar. Në rast se ai zgjidhet nga parlamenti. Në të kundërtën nëse presidenti zgjidhet drejpërdrejt nga votat e qytetatrëve (sikur është tani), edhe sikur VMRO-ja ta mbështeste kanditatin e BDI-së (shqiptar), nuk do ta mbështesnin votuesit e tyre. Të gjithë e dinë se maqedonasit janë më të gatshëm të mbështesin kanditatin e LSDM-së (parti opozitare maqedonase) se sa kanditat shqiptar, ose me parë do ta mbështesnin secilin vetëm të mos jetë shqiptar.


Problemi tejtër është se kush i garanton BDI-së, që edhe në vitin 2014 VMRO-ja do ta ketë shumicën apsolute. Po sikur të vinte parti tjetër në pushtet me siguri, si është zakon te klasa politike shqiptare në Maqedoni, do të duhej që të arrihet edhe një kompromisë me partinë tjetër maqedonase. Në atë rast sigurisht që zgjidhja e presidentint do të shtyhej për vitin 2019. Kështu kompromis pas komporomisit cështja shqiptare në R.Maqedonis po mbetet e pa zgjidhur. Prandaj mendoj që ky probozim është vetëm mareketing politik, që te mashtrohen shqitparët kinse BDI-ja po bënë dicka në interes për ta. I vetmi kompormis për ta mbështetur VMRO DPMNE-në në zgjedhje për kryetar shteti është që kryetari i paralamentit dhe një nga tre ministritë kryesore (Punëve të mbrendshme, Mbrojtjes, Jashtme) ta kenë shqiptarët, ky do të ishte kompromisi i duhur. Cdo zgjidhje tjetër do të ishte gabim politik që do të duhej të ndëshkohet me votat e qyetetarëve. Tash kur BDI-ja nuk mundet ta merë postin e kryetarit të parlamentit, se nuk ja lejon VMRO-ja kanë vendos që të dilet me një kërkes të re, që nuk është asgjë tjetër vec se gënjeshtra e radhës e partisë shqiptare në pushtet.

Read more...

Heshtja = Pajtim

>> Monday, December 1, 2008

Me pengon shume mosmbajta e principeve nga ana e partnerëve shqiptar ne koalicion. Deri sa janë ne opozite kanë qendrime tërësisht të kundërta nga ato kur kalojnë në qeveri. Por sikur të mos mjaftonte kjo, po luhet edhe në një leter shumë të rezikshme, cdo gjë trajtohet si normale. Cdo gjë paraqitet te populli si krejtësisht e kuptueshme. Askush nuk reagon. Edhe ata “analist” që deri dje ishin shumë të zëshëm dhe shpalleshin si njerëzit më të kthjellur në R.M. nuk reagojn më. Personalisht nuk kam asgjë kundër analistëve të politizuar, sepse është krejtësisht normale të mbrosh krahun e partive politike, por jam kundër thyerjeve të principeve. Në rast se BDI-ja bënë të njejtat gabime, sic ka bërë edhe PDSH-ja të kritikohet me të njejtin intezitet sic kritikoheshte edhe PDSH-ja. Nëse PDSH-ja kritikoheshte për ndëgjueshmërin e saj ndaj Gruevskit, për të njejtën punë të kritikohet edhe BDI-ja. Kjo është puna më e mire që keta analist munden ta bëjnë. Të ndihmojn shoqërin shqiptare, që të kuptohet realiteti politik dhe pozita e tyre në këtë shtet. Ata që ishin më të zeshmit gjatë qëndrimit BDi-se në opozitë, sot jan heshtur të gjithë. Disa edhe mundohet të shkruajn ca kritika, por ato dallojn edhe për nga kuantiteti edhe për nga kualitet i tyre nga ato që shkruanin kur nuk ishte BDI-ja në pushtet. Kjo mendoj që është puna që më se shumti duhet ti brengos shqiptarët, ngase askush nuk ndihmon që ata ta gjejn rrugën ka duhet të shkohet.


Cka pret prej një shoqërie kur të gjithë heshtin, për deri sa një subjekt politik amneston Branko Cërvin për ngjarjet në Gostivar. Shpresoj që të hapen rrugë të reja për shqiptarët e Maqedonisë. Asnjeherë deri më sot nuk kemi qenë ne pozite më të keqe. Aksioni i Alfa-ve ishte i ngjajshëm me atë të Brodecit, por tash opinioni hesht. Turp se si u bastisën të gjitha ato shtëpi. Problemi më i madh është se partia (shqiptare) në pushtet, duke mos reaguar i jep legjitimitet këtyre akcioneve. Heshtja dmth. pajtim. E kur kanë legjitimitet ti nuk ke të drejt të ankohesh askund, sepse të gjithë (faktori ndërkombëtar) mendojn se këtu gjithcka po ecen mirë. Sepse partneri shqiptar është pajtuar me këto veprime të ALFISTAVE.

Read more...

Vizion apo iluzion !?

>> Wednesday, September 17, 2008

Shqiptaret ne R. M. te gjithe e dine se në këte vendë gjithmon fryen erë Beogradase. Maqedonasve nuk ju intereson "atdheu" i tyre. Atyre u intereson qe shqiptaret mos te jenë rehat. Ata rrojnë mbi kurrizin e tyre. Gjithcka cka behet ne kete vend behet per inatë të shqiptareve. Nje bisede e pazakonshme qe kam pas sot, pasyqron me se miri se cfare ndodhë dhe ka ndodhur ne kete vend.

Sot udhetova me avtobus (lokal) dhe me qellim nuk pagova bilet. Më zunë ata te kontrollës dhe si zakonisht - pse “zoteri” nuk keni paguar bilet (fatkeqsisht ishin shqiptar). E dini ju se per keto pune paguhen denime …
Ju thash - e dini ju zoteri se ne vitin 2001 mu per arsye te kesaj kompanie transporti janë rahur nxenesit e vitit te pare te gjimnazit Zef Lush Marku, e dini ju si eshte kur ju rafin 40 burra dhe ju jeni femij 15 vjecar, e dini ju si eshte kur para syve ke policinë dhe nuk intervenon per ta ndal dhunen ndaj nxenesve shqiptare, e dini ju zotëri se keto para te cilat une (nuk) i paguaj per ju , nje perqindje e tyre shkuan per mbrojten e te akuzuarit per krime lufte ne fshatrat shqiptare Lube Boshkovskin, po keto taksa shtetrore nuk jan valle per policinë te cilin duhet ta ndjej si te timen dhe të jetë ne shërbimin tim, a mos valle duhet te ndjehem si zezak i viteve te 70-ta ne token time. Ju e dini zotëri se po ne kete kompani punojn vetëm 1 % shqiptar. E dini se ne kete shtet gjithmon punësimet bëhen ne baza etnike, ku ti mare une ato para, kur babai nuk punon askund vetem pse eshte shqiptar. Per keto arsye une nuk paguaj bilet ne kete kompani. Sic po e shef zoteri kontrolla une edhe nuk kam ndonje arsye te vecante qe te paguaj bilet.
- Më fale shoqi po unë kete e kam punë-përshpëriti kontrolla. Nuk me nxori dhe më lejoi te vazhdoj rrugën.

Po ne kete shtetë, maqedonasit janë shumë të pafelemenderuar. Ata nuk janë të vetëdishëm se sa probleme munden të shkaktojnë shqiptarët. Ta zëm punën me emrin e shtetit. Paramendoni si do të dukej ky vend, kur me shum se 25 % (zyrtarisht) te qytetrave nuk do ta pranonin emrin e shtetit dhe te fillojn ta thërasin R. e Iliridës. Imagjinonin si do të dukej qeveria e Shkupit para faktorit ndërkombëtar. Cfare do thoshin ata – si tju pranojm ne kur as popullata e juaj nuk po e pranon këtë emër. Por ky është problemi më i vogël që munden me shkaktu shqiptarët. Po sikur te vendosnim ti bojkotojm instucionet sllave dhe ministrat shqiptar të mos jenë vetëm reklam e sllavëve para faktorit ndërkombëtar. Ndoshta te huajt do te kuptonin se sa na qenka ne te vertet zemergjere elita politike maqedonase ndaj shqiptarëve. Por tash falë partive politike shqiptare ne Maqedoni të (pa) ndihmuar nga faktorët politik në Shqipëri dhe Kosovë, sot maqedonasit shfrytëzojn rastin më të pa favorshem për shqiptarët. Shpallin nene anti-kushtetuese pa qenë fare anti-kushtetuese. Burgosin kë mundin dhe kë duan, në menyrë shumë jo transparente.

Maqedonasit gjithmon na akuzojn si shtetas te dëmshëm për këtë vend. Mendojnë se ky shtetë paske qenë shumë më afër se Kroacia, në rrugën drejt BE, por ata të cilët ju paskan prish planet jane shqiptaret. Tash si duket po na hakmiren pse nuk po i qendrojm lojal ketij pushteti. Po edhe sikur ti qendroja lojal te gjitha ato taksa që paguaj unë, shfrytëzohen për zhvillimin e pjeses lindore te R.M. (ku jeton shumicë maqedonase).

Prandaj mendoj qe pas zgithjes të statusit te Kosoves, do të ishte mire që në këtë shtet partitë politike shqiptare te menodjne per bojkotimin e “institucioneve” , të cilat punojnë në kundërshtim me interesat e elektoratit tyre. Nëse ka nevoj edhe te krijohen sisteme paralele (polici, ushtri). Të jenë më të zëshëm gjatë artikulimit të kërkesave të tyre. Mos ta shëndrojn politikën si diplomacia e llastikut. Mos të lëshojn hapsirë deri sa mund të tërhiqet llastiku në maksimum, se po ju këput, o ju rëshqiti nga dora mundë të digjeni shumë keqë. Sa ma shumë është tërhjek llastiku aq më e madhe do të jetë dhimbja. Fatkeqsishtë ajo dhimbje më së shumti do të bije ne kurizë të popullitë. Mos te mundohen te marin shembullin e partive ne Shqipëri. Mos të ndahen aq shumë sa të krijojn te djathtë dhe të majtë shqiptare në R.M. Kuptojeni se shqiptarët e ketij vendi nuk munden të lejojne atë luksë. Duhet të funksionojnë vetëm parti mbi baza nacionale. Partite politike shqiptare shume lehtë gjejn kompromis me partite politike maqedonase. Bashkupunimi me keto parti (antishqiptare) ndonjeher eshte mbi nivel, per deri sa kordinimi i partive politike shqiptare mungon edhe kur janë ne pyetje interesat e qytetareve shqiptar.

Read more...

Kurti: Maqedonia nuk dëshiron t'i prishë marrëdhëniet me Serbinë

>> Sunday, September 14, 2008

"Maqedonia nuk e njeh Kosovën sepse nuk dëshiron që t'i prishë marrëdhëniet me Serbinë. Ka një linjë të fuqishme tradicionale pro-Beogradit që vepron në politikën shtetërore të Maqedonisë. Maqedonia do që njohja e Pavarësisë së Kosovës të mos i kushtojë me dëmtimin e marrëdhënieve me Serbinë", ka thënë për agjencinë e lajmeve "Ina" udhëheqësi i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti.

Sipas Kurtit, arsyeja tjetër është se Maqedonia duke e ditur se Qeveria e Kosovës është shumë e dobët dëshiron që të përfitojë sa më shumë nga Kosova para se ta njohë atë, ndërsa kërkesa për njohjen paraprake të Maqedonisë me emrin Maqedoni është veçse fillimi.

Kurti ka folur edhe për çështjen e Mitrovicës duke thënë se Qeveria e Kosovës në vend se të merret me integrimin e Mitrovicës merret vetëm me njohjet e pavarësisë së Kosovës dhe, për më keq, angazhohet për decentralizimin e Anamoravës.

Nga Telegrafi

Read more...

Maqedonia

>> Sunday, September 7, 2008

Maqedonia kaloi shume faza te shtetesisë se saj, por shtet ende nuk eshte bere. Ne gjysmen e dyte te shek XX, konkretisht me kushtetuten e vitit 1974, shqiptaret ne kete pjese te vendit kishin ca te drejta, edhe pse ato te drejta nuk shiheshin, sepse gjithmone kemi qene te diskriminuar ne shume aspekte. Maqedonia kishte shume probleme nderkombetare dhe me kapacitetet e saja mundoheshte te jete shtet i pavarur. Pavaresia erdhi ne vitet e 90-ta gjithmonë me ndihmen e Beogradit, mirepo kishte probleme tjera me shtetet fqinje. Në Maqedonia me hartimin e kushtetutes e vitit 91 u anashkaluan shume te drejta te shqiptareve edhe ato te drejta qe figuronin ne kushtetuten e meparshme, edhe pse ne ate kushtetute kishte shume verejtje por parasegjithash ,,ishte dicka me e mirë".
Ceshtja shqiptare me kushtetuten 91-se mori nje zhvillimi negative. Shume te drejta u anashkaluan: 1. e drejta per shtet formim (te jene popull shtetformues i Maqedonise) 2. e drejta per barazi, 3. e drejta per shkollim siperor, e shume te drejta tjera, qe per nje shtet eshte jo normale te sillet ashtu me qytetaret e saj. Diskriminim i tille per popullin qe jeton ne keto troje , zhvillohet nga sllavomaqedonasit qe per vite te tera jane kunder shqiptareve.

Te shqiptaret ne kete pjese te trojeve tona ne periudhen e mevetesise se Maqedonis politikanet e tyre filluan procesin e montimit te poltikes me sllavomaqedonasit dhe arriten deri ne vitin 2001, te jene protagonistet kryesore te jetes politike, ku shqiptaret zhfrytzoheshin si marioneta te faktorit politik sllavomaqednoase , ndersa te "drejtat" e tyre ishin dhe mbesin gjithmone ne plan te dyte ose thuajse ne plane pa funde, kishim rastin e I .bit pazarit (per nje kafshate buke) II. rastin e Gostivarit, rastin e III. rasti me Univerzitetit e Tetoves 4.5.6... shume raste tjera qe do te duhej ta turperonte kete shtet te feston pavaresine e tij.

Pas konfliktit te 2001-shit, qe me lufte duheshte te intervenohet per te drejtat e shqiptareve prap nuk eshte definuar statusi perfundimtare i tyre, sepse edhe sote e kesaj dite kemi mangesi te medha ne kete shtet. Si per gjuhen, si per flamurin, si per decentralizimin, si per shkolla si per punesim e shume sende tjera. Kjo per arsye qe politikanet shqiptare nuk ishin te frytshem ne momente shume te rendesishme.

R. e Maqedonise me 8 shtator feston, por duhet te kete turp per punet qe u bene 18 vitet e kaluara, qe u anashkaluan shume gjera. Shkeleshin per keto vite pa pushim drejtat njerezore dhe ende nuk e kuptoj me cfare entuziazmi feston kur nuk eshte ne gjendje te pranon se shqiptaret ne Maqedoni do te duhej te jetonin normal ne token e tyre dhe se nuk do te duhej te kete paragjykime per ta.

Shqipness

Read more...

Kosova "revanshohet", sigurim edhe për maqedonasit?

>> Friday, September 5, 2008

Pagesa e policave të sigurimit ka shtuar kaosin në pikat e kalimit kufitar të Maqedonisë. Shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë përpos pritjeve të gjata, janë të detyruar që pagesën për sigurimin shëndetësor në udhëtim ta paguajnë madje dy herë. Gjatë këtyre ditëve, në pikat e kalimit me Kosovën, radhët kanë qenë sfilitëse, shtetasit kosovarë kanë pritur më shumë se katër orë për të hyrë në vend. Autoritet shëndetësore kosovare kanë bërë të ditur se janë duke u munduar që të zhvillojnë një bashkëpunim rajonal mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë për këtë çështje. Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi është shprehur për mediat kosovare se një bashkëpunim i tillë ndërmjet vendeve do të bënte që një person që ka sigurimin shëndetësor të Kosovës të vlejë edhe në dy vendet tjera dhe anasjelltas, "do të mundohemi që ata persona që kanë sigurim shëndetësor në Kosovë, të vlejë edhe për udhëtim në Maqedoni". Ndërsa këshilltari politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Fisnik Rexhepi, ka thënë se çështja e reciprocitetit për sigurim edhe për shtetasit maqedonas do të shqyrtohet së shpejti, megjithëse e njëjta duhet të rregullohet me Ligj. 
"Do të shqyrtohet mundësia për reciprocitet për shtetasit maqedonas, edhe pse fillimisht një çështje e tillë duhet rregulluar me Ligj të veçantë", ka thënë Rexhepi.
Ndërkohë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë pohojnë se megjithë marrëveshjen e lëvizjes së lirë mes dy vendeve policat e sigurimit do të vazhdojnë të paguhen për shkak se skema e sigurimeve në Shqipëri nuk është i unifikuar ashtu si edhe në shtetet e tjera dhe për këtë arsye, shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të paguajnë siguracione. Ndërsa as që bëhet fjalë për të vendosur polica sigurimi edhe për shtetasit maqedonas, pohojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Nga Koha

Read more...

Selmani me pesë deputetë e dy ministra?

Autor: Bekim Buçi

Së paku pesë deputetë do të numërojë partia në themelim e Imer Selmanit, njoftojnë burime të afërta me nënkryetarin e deritanishëm të PDSH-së. Të njëjtat burime, të cilat insistojnë të mbeten anonime, thonë se partia e re do te jetë edhe pjesë e koalicionit qeveritar, ku do të ketë dy resorë ministrash. Ata thonë se Selmani veçmë është marrë vesh me Gruevskin për tu bërë pjesë e koalicionit qeveritar. Ata shtojnë se njëri post ministror partisë së Selmanit do t’i jepet nga resorët të cilat i mbajnë kuadrot e VMRO-DPMNE-së, kurse njëri nga resorët që aktualisht i mbajnë kuadrot e BDI-së. Në kohën kur u formua koalicioni qeverisës VMRO-DPMNE-PDSH në vitin 2006, Selmani si zëvendës kryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Gruevskit. mirëpo ai shpejt u ndërrua nga ky post me Imer Aliun. Në BDI kanë hedhur poshtë informacionet për mundësinë e kyçjes së partisë së Imer Selmanit në Qeveri, kurse në VMRO-DPMNE nuk kanë komentuar ato. Nëse tregohen të sakta informacionet se partisë së Selmanit do ti bashkëngjiten edhe deputetë të BDI-së, atëherë partia e Selmanit do të mundet ta tejkalojë PDSH-në, si forcë e dytë politike në taborin shqiptar. 
Vetë Selmani të enjten, në paraqitjen e parë zyrtare në opinion, pas paraqitjes së informacioneve se do të formojë parti tëre politike, në intervistë për televizionin “Alsat-M” konfirmoi se partia e tij do të numërojë së paku pesë deputetë. “Besoj se do të jemi shumë afër ose veç jemi më edhe në formimin e grupit parlamentar (për çka nevojiten pesë deputetë)”, tha Imer Selmani
Selmani megjithatë nuk i bëri të ditur emrat e deputetëve që do t’i bashkëngjiten këtij subjekti të ri politik. 
“Zyrtarisht më shkrim zotëri Thaçi do ta marrë të enjten dorëheqjen time. Unë publikisht e njoftoj opinionin se nga të gjitha pozicionet që kam si nënkryetar partie, anëtar i Kuvendit Qendror, anëtar i Kryesisë Qendrore, jap dorëheqje për arsye se nuk korrespondon më veprimi i ri i imi politik me partinë në të cilën kam qenë anëtar dhe kam vepruar në 12 vitet e fundit”, ka deklaruar Selmani. 
Sipas tij, kulminacioni i krejt situatës erdhi muajve të fundit dhe veçanërisht përfundimi i procesit zgjedhor dhe forma se si u menaxhuan zgjedhjet parlamentare të këtij viti. 
Ai thotë se oferta e PDSH-së kohëve të fundit nuk ka qenë pozitive për qytetarët shqiptar. Sipas tij, kacafytjet e njëpasnjëshme me faktorët tjerë shqiptarë, izolimi ndërkombëtar, mënyra e menaxhimit ose bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Kosovën krijuan një masë shumë kritike. 

PDSH: Selmani po bën gabim të madh 
Nënkryetari i PDSH-së, Besim Dogani, duke dhënë qëndrimin partiak lidhur me paralajmërimet se nënkryetari i deritanishëm Imer Selmani do ta braktisë partinë dhe do të formojë parti të re, theksoi se një hap i tillë është gabim i madh. “Kjo në shoqëritë demokratike dhe në demokraci është një gjë e lejuar, një gjë tejet legale. Ne nuk e kontestojmë zotëri Imer Selmanin që të mendojë më ndryshe dhe të veprojë ndryshe, por, megjithatë, mendojmë se në këtë moment një hap i tillë është gabim i madh”, tha Dogani. Ai nuk pret se një hap i tillë i Selmanit do të sjellë deri te ndarja e grupit të deputetëve të PDSH-së.

Read more...

Shënon sukses premiera e filmit "Koha e Kometës"

Pas paraqitjes dhe suksesit të filmit “Koha e Kometës” në Gjermani, Francë, Shqipëri dhe Kosovë ky film është pritur me duartrokite e vlerësime edhe në Tetovë.

"Është një film që për kushtet tona dhe ambientet tona është brilijant", tha gazetari Bardhyl Zaimi.

Premiera e filmit u shfaq në Shtëpinë e kulturës në Tetovë. Tapeti i kuq dhe posterat e mëdha të kujtonin premierën e filmave të Hollivudit. Sipas regjisorit të filmit Fatmir Koçi "Koha e Kometës" është një film i cili flet për lirinë e vetvetes, dhe karakterizon madje edhe shqiptarin.

"Besoj se filmi ka thellësinë e vet por ka edhe shtrirjen e vet horizontale kështu që unë mendoj se çdo njeri do ta gjejë atë pyetje që ka dhe një përgjigje në shikimin e filmit. Është një film i cili flet për lirinë, për lirinë e vetvetes për lirinë e vërtetë, flet për shqiptarin. E karakterizon shqiptarin me të gjitha ekstremitetet e tij por duke nxjerrë në pah thelbin, kulturën e vet", tha regjisori Fatmir Koçi.

"Mesazhin e filmit e kanë kuptuar edhe në Gjermani, Francë, Prishtinë dhe Durrës. Është një mesazh shumë i bukur ‘Mos e kërko luftën se lufta do të gjejë dhe dashuria nuk njeh fe’", u shpreh aktori dhe producenti i filmit Blerim Destani.

"Besoj se filmi ‘Koha e Kometës’ ka potencialin e një filmi i cili ka performanca për Oskar", theksoi aktori gjerman Rallf Miler.

“Koha e Kometës” është një realizim shqiptaro-gjerman-franko-maqedonas nën produksionin e kompanisë gjermane  L.A.R.A Enterprises. Skenari i filmit është punuar sipas romanit "Vit i mbrapshtë" i shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Filmi "Koha e Kometës" fitoi çmimin "Gladiatori i artë"në festivalin e filmit në Durrës.


Read more...

Rehn: Maqedonia po përparon

>> Thursday, September 4, 2008

Komisari evropian për Zgjerim, Olli Rehn, pas një takimi që ka zhvilluar të enjten në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë për çështje evropiane, Ivica Bocevski, dhe shefin e diplomacisë, Antonio Milloshoski, theksoi se Maqedonia ka bërë përparim në përmbushjen e kushteve të vendosura për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Rehn, siç bën të ditur agjencia MIA, theksoi se Maqedonia është vend i cili ka bërë më së shumti në rajon për të arritur liberalizimin e vizave, para se gjithash me pasaportat biometrike, sistem funksional kombëtar të vizave, kontroll të integruar kufitar dhe në luftën kundër tregtisë me njerëz, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Së shpejti, sipas kësaj agjencie, Rehn ka thënë se qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë në BE pa viza.

Rehn me mysafirët nga Shkupi ka biseduar edhe për dialogun politik, për kohabitacionin dhe për gatishmërinë e të gjitha institucioneve për punë të përbashkët në procesin e euro-integrimeve.

Nga Telegrafi

Read more...

Kameleoni

Kjo foto pasqyron realitetin politk e diteve te sotshme ne R. e Maqedonis. Ky njeri i cili deri me dje deklarohej si nje nder patirotet me te medhej te kombit shqiptar sapo ka sjellur nje ligj per “branitellat” (shqip. mbrojtesit), edhe pse po keta te njejtit ne vitin 2001 sulmonin fshatrat shqiptare duke mos zgjedhur mjete as menyra per ti zhvilluar ato sulme. Keta “branitella” te krijuar ne menyre shume te cuditshme kishin status jo shume te qart ne policine e maqedonise. Ata funkciononin si njesi paramilitare, te ngjajshme me njesit famekeqe serbe. Per te qen sa ma i qart, ishin pikerisht keta “branitella” te cilet sulmuan fshatit Luboten. Sulm per te cilin ka edhe nje (udheheqes) te denuar per krime lufte nga gjykata nderkombetare e Hages.

Po ky Ali Ahmeti deri dje shpallte fitoret e UCK - se. Sot sjell ligje per “branitellat” (humbesit e luftes), deri sa per ish pjestaret e Ushtirse Clirimtare Kombetare (fituesit e luftes) nuk ka asnje status ligjor. Cdo njeri normal do ta parashtronte pyetjen, se si te denuarit per krime lufte ose humbesit duhen te trajtohen me status shume me ta favorshem se ushtaret e UCK -se. Kjo eshte politika e Ali Ahmetit!? Ma shume favorizime per ata qe zhvilluan krime lufte ndaj shqiptarve, ndersa ata qe mbronin fshatrat shqiptare jan lene ne meshiren e popullit. Keta te fundit (veteranet e UCK) Ali Ahmeti i quan “bashkeluftetaret e mi”.Nuk e di ndoshta edhe i ka ngatruar pak punet, per deri sa per “branitellat” zyrtarizon pozicionin e tyre ne aspektin juridik (dhe jo vetem juridik), ndersa bashkluftaret e tij i permend vetem gjat mitingjeve te periudhes parazgjedhore.

Shqipness

Read more...

About This Blog

About This Blog

  © Blogger template Digi-digi by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP