“Naiviteti” i pafund!

>> Saturday, January 31, 2009

Pritet që së shpejti në R. e Maqedonise të mbahen zgjedhjet presidenciale. Duke u bazuar nga përvoja e mëparshme, votat shqiptare për kryetarin e ardhshëm të këtij shteti janë jashtzakonisht të vlefshme. Në të gjitha zgjedhjet presidenciale këto vota kanë qenë vendimtare. Prandaj lojërat politike jane shumë aktive para zgjedhjeve. Si zakonisht ne këtë mes futen edhe partitë politike shqiptare, të cilat vrapojn për të përfituar dicka në këto ujëra politike. Shqiptarët kanë zgjedhur tre kryetar shteti në R.M, por asnjëri nuk ka qenë kryetar që ka pas parasysh interesat e shqiptarëve.


Para disa diteve, nga kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti u shfalosë ide për kryetarin e shtetit. Qëllimi ishte që të arrihet një marveshje me VMRO DPMNE-në (partia në pushtet) që në vitin 2014 presidenti të jetë shqiptar. Ky propozimi ishte kulminacioni i “naivitetit” të partisë shqiptare që është në pushtet. E themë këtë sepse për tu realizuar kjo marveshje është shumë e vështirë, po thuaj se e pamundur. Në realitet ka vetëm një mënyrë që të mundësohet presidenti të jetë shqitpar. Në rast se ai zgjidhet nga parlamenti. Në të kundërtën nëse presidenti zgjidhet drejpërdrejt nga votat e qytetatrëve (sikur është tani), edhe sikur VMRO-ja ta mbështeste kanditatin e BDI-së (shqiptar), nuk do ta mbështesnin votuesit e tyre. Të gjithë e dinë se maqedonasit janë më të gatshëm të mbështesin kanditatin e LSDM-së (parti opozitare maqedonase) se sa kanditat shqiptar, ose me parë do ta mbështesnin secilin vetëm të mos jetë shqiptar.


Problemi tejtër është se kush i garanton BDI-së, që edhe në vitin 2014 VMRO-ja do ta ketë shumicën apsolute. Po sikur të vinte parti tjetër në pushtet me siguri, si është zakon te klasa politike shqiptare në Maqedoni, do të duhej që të arrihet edhe një kompromisë me partinë tjetër maqedonase. Në atë rast sigurisht që zgjidhja e presidentint do të shtyhej për vitin 2019. Kështu kompromis pas komporomisit cështja shqiptare në R.Maqedonis po mbetet e pa zgjidhur. Prandaj mendoj që ky probozim është vetëm mareketing politik, që te mashtrohen shqitparët kinse BDI-ja po bënë dicka në interes për ta. I vetmi kompormis për ta mbështetur VMRO DPMNE-në në zgjedhje për kryetar shteti është që kryetari i paralamentit dhe një nga tre ministritë kryesore (Punëve të mbrendshme, Mbrojtjes, Jashtme) ta kenë shqiptarët, ky do të ishte kompromisi i duhur. Cdo zgjidhje tjetër do të ishte gabim politik që do të duhej të ndëshkohet me votat e qyetetarëve. Tash kur BDI-ja nuk mundet ta merë postin e kryetarit të parlamentit, se nuk ja lejon VMRO-ja kanë vendos që të dilet me një kërkes të re, që nuk është asgjë tjetër vec se gënjeshtra e radhës e partisë shqiptare në pushtet.

Read more...

Skenderbeu i Partizum

>> Sunday, January 18, 2009



Skenderbeu i partizum- Po jetojmë në një ,,partiotizem" të vërtet. Numri i partiotave vetëm po rritet po patriotat ku jane? Mos valle jane fshehur ndokund , apo fare nuk i kemi. Si duket kjo e dyta mund te jete e verteta. Mjaft më me këtë partiotizem te mallkuar,nuk mbet asgjë po u partizuar, nuk mbet asgje.Femijet e partizuar , nenat e partizuara githqka.Del jashte per tu shetitur neper ajer te pastert po qfare te shohish merr oksi-partogjen dhe liron dioksid-partogjen. Era partiotizm, nuk po durohet. Shkon ne treg
krejt njerezit te njofin se ciles parti I takon, sikurse ne ballin tone te shkruante se ciles parti I takojme dhe kuptohet nese partia e shitesit dhe partia bleresit ishin te njejta aty do të ketë mirekuptim, ne disa raste shitesi nga gezimi qe I erdh nje bleres me partine e tij te dashur do ta jepte mallin –speca domate, qepë pa te holla. Zakonisht nese shkon te berberi do te kete ndonje para teje dhe ti e pyet berberin se a ka ndonje tjeter pas ketij ? Zakonisht thone po ose eja pas gjysem ore, por nese je I partise se tij te preferuar ti je I pari aty . Keshtu fati e don kete pune.
Shpresa ishte vetem te figurat e medhenj kombetar , nje prej tyre edhe Skenderbeu. Por si duket edhe figura me legjendare shqiptare u partizua. Kjo qe ndodhi as fjala turp nuk meriton te perdoret. Kjo eshte krejt sepse po jetojme ne nje partiotizem e jo ne patriotizem. Dallimi te keta dy terme eshte vetem ndrimi i dy shkronjave por kuptimin e ka shume te madh. Nese jeton ne komunizem duhet ti permbahesh rregullave te komunizmit e nese jo dihet.Eshte e njejta kur njeriu jeton ne partiotizem kuptiohet ne krye me partiotat atehere nuk eshte qudi qe edhe Skenderbeu te partizohet. Mungon vetem edhe nje kapele ti vëndohet ne krye , sikur ato kapela parazgjedhore me emrin e partise : BDI apo D Re. Ky eshte propozimi im që mos te zihen më populli shqiptar. Le ti vendohet nje kapele ne krye Skenderbeut dhe te dihet se i kujt eshte. Ta din populli. E pastaj kur te vendohet kapela ne krye , per gjysmen e popullit Skenderbeu nuk do të ishte figure legjendare dhe kombetare , mandej cila parti politike eshte ne pushtet ne librat shkollor ajo parti politike e cila eshte ne pushtet dhe emri i partise se ciles nuk eshte ne kapelen e Skenderbeut , ajo parti nuk do ta fut ne planprogram shkollor te historise fare Skenderbeun po do ta fut ndonje figure te shekullit 21 ndonje figure qe u konvenon atyre dhe jo figuren qe duhet mesohet por figuren qe e ka sjelle figuren. Tash ketu nuk po mundet të kuptohet lufta partiake, se I kujt eshte Skenderbeu eshte nga dashurija e madhe per te apo qka ? Nese eshte dashurija e madhe ndaj kesaj figure legjendare atehere duhet ta dihet se qka ishte deshira e kesaj figure? Ne kohen e tij kapela me emblema parazgjedhore nuk ka pasur. Si, tash pas 5 shekujve ti vendohet kapele si mundet ? Nese i vendohet kapele ateher duhet te shkohet ne Shqiperi per ta marë njeriutna adekuat I cili e kishte filluar kete pune qe ta rekunstruoje figuren e Skenderbeut dhe t’ia vëndon nje kapele. Pastaj prap pas kater viteve prap te njejten gje vetem kete here duhet vetem emrin e partise te ndrohet . Keshtu nje dite do te vjen deri te shkatrimi I krejt permendores se Skenderbeut, rruga drejt zhdukjes së tij. Nje gjenerate do të din gjithqka per të, nje gjenerate fare , po kush ishte Skenderbeu se?!

Read more...

Heshtja = Pajtim

>> Monday, December 1, 2008

Me pengon shume mosmbajta e principeve nga ana e partnerëve shqiptar ne koalicion. Deri sa janë ne opozite kanë qendrime tërësisht të kundërta nga ato kur kalojnë në qeveri. Por sikur të mos mjaftonte kjo, po luhet edhe në një leter shumë të rezikshme, cdo gjë trajtohet si normale. Cdo gjë paraqitet te populli si krejtësisht e kuptueshme. Askush nuk reagon. Edhe ata “analist” që deri dje ishin shumë të zëshëm dhe shpalleshin si njerëzit më të kthjellur në R.M. nuk reagojn më. Personalisht nuk kam asgjë kundër analistëve të politizuar, sepse është krejtësisht normale të mbrosh krahun e partive politike, por jam kundër thyerjeve të principeve. Në rast se BDI-ja bënë të njejtat gabime, sic ka bërë edhe PDSH-ja të kritikohet me të njejtin intezitet sic kritikoheshte edhe PDSH-ja. Nëse PDSH-ja kritikoheshte për ndëgjueshmërin e saj ndaj Gruevskit, për të njejtën punë të kritikohet edhe BDI-ja. Kjo është puna më e mire që keta analist munden ta bëjnë. Të ndihmojn shoqërin shqiptare, që të kuptohet realiteti politik dhe pozita e tyre në këtë shtet. Ata që ishin më të zeshmit gjatë qëndrimit BDi-se në opozitë, sot jan heshtur të gjithë. Disa edhe mundohet të shkruajn ca kritika, por ato dallojn edhe për nga kuantiteti edhe për nga kualitet i tyre nga ato që shkruanin kur nuk ishte BDI-ja në pushtet. Kjo mendoj që është puna që më se shumti duhet ti brengos shqiptarët, ngase askush nuk ndihmon që ata ta gjejn rrugën ka duhet të shkohet.


Cka pret prej një shoqërie kur të gjithë heshtin, për deri sa një subjekt politik amneston Branko Cërvin për ngjarjet në Gostivar. Shpresoj që të hapen rrugë të reja për shqiptarët e Maqedonisë. Asnjeherë deri më sot nuk kemi qenë ne pozite më të keqe. Aksioni i Alfa-ve ishte i ngjajshëm me atë të Brodecit, por tash opinioni hesht. Turp se si u bastisën të gjitha ato shtëpi. Problemi më i madh është se partia (shqiptare) në pushtet, duke mos reaguar i jep legjitimitet këtyre akcioneve. Heshtja dmth. pajtim. E kur kanë legjitimitet ti nuk ke të drejt të ankohesh askund, sepse të gjithë (faktori ndërkombëtar) mendojn se këtu gjithcka po ecen mirë. Sepse partneri shqiptar është pajtuar me këto veprime të ALFISTAVE.

Read more...

Vizion apo iluzion !?

>> Wednesday, September 17, 2008

Shqiptaret ne R. M. te gjithe e dine se në këte vendë gjithmon fryen erë Beogradase. Maqedonasve nuk ju intereson "atdheu" i tyre. Atyre u intereson qe shqiptaret mos te jenë rehat. Ata rrojnë mbi kurrizin e tyre. Gjithcka cka behet ne kete vend behet per inatë të shqiptareve. Nje bisede e pazakonshme qe kam pas sot, pasyqron me se miri se cfare ndodhë dhe ka ndodhur ne kete vend.

Sot udhetova me avtobus (lokal) dhe me qellim nuk pagova bilet. Më zunë ata te kontrollës dhe si zakonisht - pse “zoteri” nuk keni paguar bilet (fatkeqsisht ishin shqiptar). E dini ju se per keto pune paguhen denime …
Ju thash - e dini ju zoteri se ne vitin 2001 mu per arsye te kesaj kompanie transporti janë rahur nxenesit e vitit te pare te gjimnazit Zef Lush Marku, e dini ju si eshte kur ju rafin 40 burra dhe ju jeni femij 15 vjecar, e dini ju si eshte kur para syve ke policinë dhe nuk intervenon per ta ndal dhunen ndaj nxenesve shqiptare, e dini ju zotëri se keto para te cilat une (nuk) i paguaj per ju , nje perqindje e tyre shkuan per mbrojten e te akuzuarit per krime lufte ne fshatrat shqiptare Lube Boshkovskin, po keto taksa shtetrore nuk jan valle per policinë te cilin duhet ta ndjej si te timen dhe të jetë ne shërbimin tim, a mos valle duhet te ndjehem si zezak i viteve te 70-ta ne token time. Ju e dini zotëri se po ne kete kompani punojn vetëm 1 % shqiptar. E dini se ne kete shtet gjithmon punësimet bëhen ne baza etnike, ku ti mare une ato para, kur babai nuk punon askund vetem pse eshte shqiptar. Per keto arsye une nuk paguaj bilet ne kete kompani. Sic po e shef zoteri kontrolla une edhe nuk kam ndonje arsye te vecante qe te paguaj bilet.
- Më fale shoqi po unë kete e kam punë-përshpëriti kontrolla. Nuk me nxori dhe më lejoi te vazhdoj rrugën.

Po ne kete shtetë, maqedonasit janë shumë të pafelemenderuar. Ata nuk janë të vetëdishëm se sa probleme munden të shkaktojnë shqiptarët. Ta zëm punën me emrin e shtetit. Paramendoni si do të dukej ky vend, kur me shum se 25 % (zyrtarisht) te qytetrave nuk do ta pranonin emrin e shtetit dhe te fillojn ta thërasin R. e Iliridës. Imagjinonin si do të dukej qeveria e Shkupit para faktorit ndërkombëtar. Cfare do thoshin ata – si tju pranojm ne kur as popullata e juaj nuk po e pranon këtë emër. Por ky është problemi më i vogël që munden me shkaktu shqiptarët. Po sikur te vendosnim ti bojkotojm instucionet sllave dhe ministrat shqiptar të mos jenë vetëm reklam e sllavëve para faktorit ndërkombëtar. Ndoshta te huajt do te kuptonin se sa na qenka ne te vertet zemergjere elita politike maqedonase ndaj shqiptarëve. Por tash falë partive politike shqiptare ne Maqedoni të (pa) ndihmuar nga faktorët politik në Shqipëri dhe Kosovë, sot maqedonasit shfrytëzojn rastin më të pa favorshem për shqiptarët. Shpallin nene anti-kushtetuese pa qenë fare anti-kushtetuese. Burgosin kë mundin dhe kë duan, në menyrë shumë jo transparente.

Maqedonasit gjithmon na akuzojn si shtetas te dëmshëm për këtë vend. Mendojnë se ky shtetë paske qenë shumë më afër se Kroacia, në rrugën drejt BE, por ata të cilët ju paskan prish planet jane shqiptaret. Tash si duket po na hakmiren pse nuk po i qendrojm lojal ketij pushteti. Po edhe sikur ti qendroja lojal te gjitha ato taksa që paguaj unë, shfrytëzohen për zhvillimin e pjeses lindore te R.M. (ku jeton shumicë maqedonase).

Prandaj mendoj qe pas zgithjes të statusit te Kosoves, do të ishte mire që në këtë shtet partitë politike shqiptare te menodjne per bojkotimin e “institucioneve” , të cilat punojnë në kundërshtim me interesat e elektoratit tyre. Nëse ka nevoj edhe te krijohen sisteme paralele (polici, ushtri). Të jenë më të zëshëm gjatë artikulimit të kërkesave të tyre. Mos ta shëndrojn politikën si diplomacia e llastikut. Mos të lëshojn hapsirë deri sa mund të tërhiqet llastiku në maksimum, se po ju këput, o ju rëshqiti nga dora mundë të digjeni shumë keqë. Sa ma shumë është tërhjek llastiku aq më e madhe do të jetë dhimbja. Fatkeqsishtë ajo dhimbje më së shumti do të bije ne kurizë të popullitë. Mos te mundohen te marin shembullin e partive ne Shqipëri. Mos të ndahen aq shumë sa të krijojn te djathtë dhe të majtë shqiptare në R.M. Kuptojeni se shqiptarët e ketij vendi nuk munden të lejojne atë luksë. Duhet të funksionojnë vetëm parti mbi baza nacionale. Partite politike shqiptare shume lehtë gjejn kompromis me partite politike maqedonase. Bashkupunimi me keto parti (antishqiptare) ndonjeher eshte mbi nivel, per deri sa kordinimi i partive politike shqiptare mungon edhe kur janë ne pyetje interesat e qytetareve shqiptar.

Read more...

Gjendje e mjerueshme

>> Friday, September 5, 2008

Pjesa shumice e populates ne Maqedoni perbehet nga dy popuje te ndryshem: shqiptaret dhe sllavo maqedonasit. Komuniteti sllav ne kete vend vazhdimisht pret qe te ndodh dicka jo shume e hijshme tek shqiptaret, qe te kenë me cka ti sherojn komplekset e tyre, komplekse qe vijn nga mungesa e identitetit.
Element kyq qe me shtyri te shkruaj kete koment eshte defaktorizimi i shqiptareve, qe eshte element ne strukturene apo piramiden shetetrore, element i cili para se gjitahsh nuk perfillet instutucionalisht, me gjendje te mjerueshme ekonomike, ku bile as qe ka ndonje shpresë per te krijuar nje pozite komode ekonomike, shoqerore, arsimore etj.

Shtetet me te zhvilluara ne Evrope kane kapacitete jashtazkonisht te medha per te ndihmuar shoqerite e tyre. Shtete ne te cilata zhvillimi dhe standardi jetesore nuk eshte problem sepse ky zhvillim ndikon tek te ghitha shtresat e popullates njelloj.

Maqedonia eshte vende i cili mbijeton nga shqiptaret. Shqiptaret do te duhej te ishin faktori kyq ne rrjedhojat politike qe zhvillohen ne kete shtet. Per funksionimin e nje shteti duhet te kete se paku tre elemente themelore: teritori, popullata dhe pushteti. Keto tre elemente nuk perfillen shume nga politikanet tone, qe kane per qellim fitimet personale dhe farefisnore per rregullimin e stanndardit te tyre jetesor, ndersa te tjeret jan len mbas dore, per deri sa po keta te njejtit kur i duhemi ne (qytetaret) dalin e kerkojne mandatin nga populli per tu perfaqesuar ne strukturat e shtetit. Por ky perfaqesim do ta quhaj vetem privat, ngase perfitime kane vetem politikanet apo disa individe te lidhur ngushte me partite politike.

Sllavo Maqedonasit kane standard shume me te lart jetesor se shqiptaret. Ata vothen shtetit per 65 vjet resht. Demutan ekonomin e ketij vendi dhe prap ne fund fajtore mbeten shqiptaret, ndersa nga ana tjeter ata kane kushte shume me mira ekonomike se ne.

Shqiptaret ne kete shtet kane mbete jetim apo ma mire me thene si mysafir ne shtepine e tyre. Ata gjinden ne nje pozite jo shume premtuese dhe sikur kjo mos te mjaftoj, politikanet shqiptar ne kete shtet, vazhdojn te ruajn rolin e "politikaneve per perfitime personale". Varferia vazhdimisht po ritet tek shqiptaret, edhe ate me permasa alarmante, sa qe tani me njerezit kan filluar te mendojn vetem si ta fitojn buken e tyre duke mos gjetur menyra apo mjete per te aritur deri tek kafshata .

Qytetaret shqiptare jane pa shpresë ne kete vende. Qeverite shkojne e vijne dhe ceshtja shqiptare mbetet mbas, ose me then ma mire nuk fillon fare. Ajo shprese, qe shpresoja se do te kthehet ndonjehere, nuk kthehet sepse ne presim cdo kater vite nga dy ligje e gjysem, qe te kthejne me vite te tera mbrapa, dhe mburremi me keto ligje qe nuk jan per tu mburre, por per te qare.

Shqipness

Read more...

Një intervistë që kërkon vëmendje e qëndrim politik

Autor : Rexhep Meidani

Në një intervistë të Presidentit rus Dimitri Medvedev dhënë kanalit televiziv CNN, më 26 gusht 2008, gjatë shpalosjes arrogante të pozicionimit rus (në lidhje me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë) përkundrejt kërkesave të drejta të bashkësisë ndërkombëtare demokratike, përmendet disa herë Kosova. Për ta “ndjerë” më mirë erën anakronike të kësaj politike demagogjike të “ushtrimit të forcës me përzgjedhje”, po citojmë më poshtë vetëm disa fragmente të mjaftueshme të kësaj interviste, që lidhen drejtpërsëdrejti me popullin shqiptar dhe Kosovën...

Pyetje: Aktualisht, udhëheqësit e Evropës dhe SHBA-së, përfshirë dhe presidentin Bush, kanë lëshuar deklarata të forta për t’ju shtyrë ju që të mos e njihni shkëputjen e territoreve të Abkhazisë dhe të Osetisë Jugore nga Gjeorgjia. Ndërkohë, ju nuk ja vutë veshin atyre dhe vendosët t’i njihnin ato. A mund të interpretohet kjo si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Perëndimit?

Dimitri Medvedev: Jo, kjo nuk është një sfidë, por një vendimmarrje e menduar mirë. Një numër i konsiderueshëm rrethanash na e bënë të domosdoshme hedhjen e këtij hapi.

Por cilat janë këto rrethana?

Për më shumë se 17 vjet Rusia ka bërë maksimumin për të parandaluar këtë zhvillim duke tentuar ruajtjen e integritetit territorial të Gjeorgjisë. Ne e kemi bërë një gjë të tillë në të gjitha nivelet, përfshirë dhe të gjitha forumet ndërkombëtare. Bile, edhe kur Kosova u proklamua si një subjekt i ligjit ndërkombëtar, ne nuk e bëmë një pohim të ngjashëm në lidhje me këto dy republika. 

Ndërsa, ne u detyruam të njihnim pavarësinë e tyre pasi u vranë mjaft njerëz. Ju e dini, për të parën herë gjakderdhja ka ndodhur gjatë presidencës së Gamsakhurdisë, në fillim të viteve ‘90-të, Dhe, për fat të keq, ajo u përsërit në vitin 2008, nën presidencën Shakashvili. Dhe me këtë veprim ai fshiu të gjitha shpresat që këto tre popullsi: gjeorgjianët, osetët dhe abkhazët, të mund të jetonin së bashku në një shtet të vetëm. Prandaj, kryerja e këtij hapi ishte rruga e vetme për të parandaluar një gjakderdhje të mëtejshme, për të shmangur një përhapje të mëtejshme të konfliktit dhe evituar vdekjen e mijëra civilëve të pafajshëm.

Kjo është dhe arsyeja e parë që ne vepruam në këtë mënyrë. Arsyeja e dytë, është që çdo popull ka të drejtën e vetëvendosjes. Kjo është parashikuar në tekstin e Kartës së OKB-së, në konventa të rëndësishme ndërkombëtare apo Aktin Final të Helsinkit. Dhe nëse një vend beson se populli aty e ka shprehur vullnetin e tij për të pasur një ekzistencë të pavarur dhe zhvillon referendumin, siç është rasti me të dy këto republika, atëherë çdo vend ka të drejtë ta njohë këtë pavarësi, pavarësisht nëse vende të tjera e pëlqejnë atë apo jo. Kolegët tanë në shumë raste kanë pohuar se Kosova ishte një “casus sui generis”, një rast i veçantë. Por, në këtë rast, dhe ne mund të themi se Osetia e Jugut dhe Abkhazia janë po ashtu një rast “sui generis”.

Në rrethana të tilla ne vendosëm të njohim pavarësinë e tyre.

Pyetje: Le të kthehemi tek çështja e Kosovës. Ju keni kundërshtuar njohjen e pavarësinë e Kosovës sepse, sipas jush, kjo dhunonte ligjin ndërkombëtar. Sipas kësaj, dhe njohja e juaj e pavarësisë së Abkhazisë dhe Osetisë Jugore i dhunon të njëjtat ligje. A nuk është ky një standard i dyfishtë?

Dimitri Medvedev: Jo, ne nuk mendojmë që këtu kemi një standard të dyfishtë. Dëshiroj edhe njëherë të tërheqë vëmendjen e tuaj në faktin që çdo shtet mund të vendosë vetë nëse ai parapëlqen ta njohë njëfarë popullsie si subjekt të ligjit ndërkombëtar apo jo. Në opinionin tonë, situata që u krijua në Kosovë nuk e meritonte këtë vendimmarrje dhe Kosova, në këtë kuptim, nuk i plotësonte kërkesat për t’u njohur si subjekt i ligjit ndërkombëtar. Megjithatë, më duhet të pranojë se jo të gjitha shtetet ranë dakord me ne dhe një numër shtetesh të tjera njohën pavarësinë e Kosovës. 

Por, në gjykimin tonë, për këtë rast të veçantë, situata është përkeqësuar prej 17 vjetësh, gjatë të cilëve ka ndodhur një pastrim etnik dhe janë shfaqur raste gjenocidi, si në fillim të viteve 90-të, ashtu dhe tani. Prandaj dhe situata në këtë rast të veçantë është krejt e ndryshme. Dhe për këtë ne besojmë që, sipas Kartës së OKB-së, Deklaratës së vitit 1970 dhe Aktit të Helsinkit të 1975, ne kemi të bazën ligjore për të njohur pavarësinë e këtyre dy republikave.

Dhe kaq mjafton për të kuptuar njëanshmërinë dhe inkonsekuencën e thellë të politikës ruse që, nga njëra anë, pretendon se u shkelën normat ndërkombëtare në procesin e pavarësimit të Kosovës dhe të njohjes së saj nga shtetet më të fuqishme demokratike, si SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së dhe, nga ana tjetër, bën një njohje të sforcuar thjesht për interesat e veta politike-ekonomike të dy rajoneve me popullsi, që së bashku nuk kalojnë 270.000 banorë. 

Po ashtu, aty harrohet fakti se procesi i pavarësimit të Kosovës ishte mjaft i gjatë, dhe për më tepër nën mbikëqyrjen, administrimin dhe negocimin ndërkombëtar. Pavarësisht, që shpejt u kuptua se negocimi do të mbetej vetëm një proces formal! Ai nuk mund të ishte i suksesshëm në kuadrin e një radikalizmi politik në Beograd, dhe për më tepër të inkurajimit e mbështetjes së verbër të Moskës ndaj këtij radikalizmi refraktar! Deri duke përdorur të drejtën e vetos në Këshillin e sigurimit.

Por kur dëgjon apo lexon këtë intervistë ka diçka tjetër, shumë më thelbësore, që jo vetëm të trishton, por dhe të ngjallë një revoltë të brendshme, bile jo thjesht në planin politik, por dhe atë intelektual. Si ka mundësi të vazhdohet me këtë mbyllje sysh apo si ka mundësi të kalohet me një harresë të tmerrshme politike gjenocidi serb e pastrimi etnik ndaj shqiptarëve?! Bile, shumë herë gjatë një shekulli kolonizimi! Aq më keq, a mund të të zhduken nga kujtesa lajmet e dhimbshme të vitit 1999, që tundën ekranet dhe opinionin publik të mbarë botës, me pamje makabër për vrasje e varre kolektive, apo dhunimet e grave dhe vajzave, djegiet e shtëpive, shkatërrimet e pronës, dhe mbi të gjitha shpërngulja me forcë e mbi një milioni shqiptarësh nga vatrat e tyre, kriza më e madhe humanitare e pas luftës mu në zemër të Europës!...

Dhe ndërkohë luhet pa “dridhje qerpiku” me karta të kundërta për Osetinë e Jugut që vlerësohet me një popullsi të përzierë me jo më shumë se 70.000 banorë apo Abkhazinë ku popullsia nuk kalon 200.000 banorë! Kurse politika e Tiranës thjesht kënaqet me disa deklarata, shumë shpesh evazive, gjoja globale e diplomatikisht të kujdesshme, pse jo as dhe dinjitoze. Bile, më shumë sa për të kaluar radhën. Aq sa, në krahasim me të, edhe pse me plot “halle”, qëndrimet e Shkupit, shumë më të prera dhe të qarta në pozicionet e veta, të shkaktojnë deri diku “zili”!...

Read more...

Kameleoni

>> Thursday, September 4, 2008

Kjo foto pasqyron realitetin politk e diteve te sotshme ne R. e Maqedonis. Ky njeri i cili deri me dje deklarohej si nje nder patirotet me te medhej te kombit shqiptar sapo ka sjellur nje ligj per “branitellat” (shqip. mbrojtesit), edhe pse po keta te njejtit ne vitin 2001 sulmonin fshatrat shqiptare duke mos zgjedhur mjete as menyra per ti zhvilluar ato sulme. Keta “branitella” te krijuar ne menyre shume te cuditshme kishin status jo shume te qart ne policine e maqedonise. Ata funkciononin si njesi paramilitare, te ngjajshme me njesit famekeqe serbe. Per te qen sa ma i qart, ishin pikerisht keta “branitella” te cilet sulmuan fshatit Luboten. Sulm per te cilin ka edhe nje (udheheqes) te denuar per krime lufte nga gjykata nderkombetare e Hages.

Po ky Ali Ahmeti deri dje shpallte fitoret e UCK - se. Sot sjell ligje per “branitellat” (humbesit e luftes), deri sa per ish pjestaret e Ushtirse Clirimtare Kombetare (fituesit e luftes) nuk ka asnje status ligjor. Cdo njeri normal do ta parashtronte pyetjen, se si te denuarit per krime lufte ose humbesit duhen te trajtohen me status shume me ta favorshem se ushtaret e UCK -se. Kjo eshte politika e Ali Ahmetit!? Ma shume favorizime per ata qe zhvilluan krime lufte ndaj shqiptarve, ndersa ata qe mbronin fshatrat shqiptare jan lene ne meshiren e popullit. Keta te fundit (veteranet e UCK) Ali Ahmeti i quan “bashkeluftetaret e mi”.Nuk e di ndoshta edhe i ka ngatruar pak punet, per deri sa per “branitellat” zyrtarizon pozicionin e tyre ne aspektin juridik (dhe jo vetem juridik), ndersa bashkluftaret e tij i permend vetem gjat mitingjeve te periudhes parazgjedhore.

Shqipness

Read more...

About This Blog

About This Blog

  © Blogger template Digi-digi by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP