Dy poezi të Josif Bagerit
>> Wednesday, September 17, 2008
Pasi që u publikua një shkrim për punën dhe veprën e shkrimtarit Josif Bagerit, e pash të udhës që të postohen edhe disa poezi të Bagerit në kete blog. Ky shkrimtar mendoj që meriton vëmendje të vecant. Jo vetëm si shkrimtar , por edhe për disa fakte historike, të cilat i zhveshin tërësisht pretendimet joracionale të komunitetit sllavë në Maqedoni. Fatkeqesisht albanologet tanë nuk gjejn kohë të mjaftuar për ta analizuar vepren e këtij shkirmtari. Josif Bageri vazhdon të mbetet figur terciale pa meritën e tij.
Me ta bijt e tu shqyptar…
Shum provime ki provuet,-
Po tash ke nis udhë të mbarë
Bijt e tu tash kan fillue,
Gjith te zonat me i lon’-
Dhe kan nis me u vllaznue !…
Amës nderim për me dhon.
Shum i lumtun je , o Shkup
Se bijt e tu, ktu sivjet :
Kan fillue me çel kllub..
Në atni n’vendin e vet.
Besa bij e tu i kie :
Trime t’fjamtun ç’ke rrit vet ;
Fëmi veshnje, bij Shqypnie-
Dhe kunora në kët jet.
Me kta trima ç’ka Gegnia !
Gjithkund edhe në Kosov …
I ka besa dhe Toskinia,
T’cilët s’prrallen po bojn prov …
Gjitha kta trima besa – besën
Pasha Zotin e kan dhon –
Së në t’errët s’duen t’jesën!…
Por gjuhën me msu kan thon.
Perande kta po përpiqen,
Dit e nat pa mprajtim;
Edhe të mdhenj nuk po hiqen !…
Derdhin t’holla, pa kursim.
Gzohu Shqypni amë e dashun ! …
Se nji koh të mir ke mbrrit ;
Bijt e tu s’te lon për mbysun…
Fort shum shpejt je tuj shëndrit.
T’rrojn Shkupnjonët dhe Shqypnia !
T’ rrojn kllubi me gjith shok !
T’rrojn bashkimi e vllaznia !
Kështu du për Qill’ dhe tok .
Shkup 25 . X . 1908 m.
Disa djem, Shqypnie, disa burra t’mir
Kombi ka fillue dhe ka zgjedh kta trima !
Burra të shëndrritun, por si vegëtima.
Prej gjith anësh kombi, senitës ka zgjedh
Dhe në Monastir kta djem u kan mledh;
N’ kushtrim me kushtruem në kët mujë sivjet
Dhe me kuvendu për gjuhën e vet.
Shkronja për me zgjedh, se shum na duhen, -
Se kombi dhe gjuha ; besa me kta ruhen !…
Me kta shkruhen fjalët : ‘’ Liri dhe bashkim’’ ;
Me kta shtohen punët, për ma t’mir unshim
Kta shëndritin komb, sjellin kjytetni !…
Ah, të cilat na s’i kemi në Shqypni.
Përande Shqypni, e lumtun sot je,
Se për ty besa, u nis jet e re.
Bijt e tu filluen, me t’qit faqe bardh !…
Ande kah gjith anët, në kët vend kan ardh
Kta trima ç’ke rrit, t’pudhin komb e dor!
A balt e tua, t’qindisin kunor.
Kombi sot kremton dhe fort shum gzohet!…
Se fëmia jote, shpejt dot’lulzohet…
Të rrojn! Keta trima, senitës kombi,
Se ky kushtrim ton botën trondi!…
Të rojn Shqypnia ! me gjith bijt e sajë !…
Besa tosk e gegë, kurri nuk i dajë.
Njësia bon forcin
Dhe bashkimi ka fuqin!
Cili komb kta i ka:
Kurri s’vritet vila me vlla..
Botuar në gaz. ” Uria” nr. 18, 29 .XI .1908, Selanik
- SHQYPTARËT E SHKUPIT !
Me ta bijt e tu shqyptar…
Shum provime ki provuet,-
Po tash ke nis udhë të mbarë
Bijt e tu tash kan fillue,
Gjith te zonat me i lon’-
Dhe kan nis me u vllaznue !…
Amës nderim për me dhon.
Shum i lumtun je , o Shkup
Se bijt e tu, ktu sivjet :
Kan fillue me çel kllub..
Në atni n’vendin e vet.
Besa bij e tu i kie :
Trime t’fjamtun ç’ke rrit vet ;
Fëmi veshnje, bij Shqypnie-
Dhe kunora në kët jet.
Me kta trima ç’ka Gegnia !
Gjithkund edhe në Kosov …
I ka besa dhe Toskinia,
T’cilët s’prrallen po bojn prov …
Gjitha kta trima besa – besën
Pasha Zotin e kan dhon –
Së në t’errët s’duen t’jesën!…
Por gjuhën me msu kan thon.
Perande kta po përpiqen,
Dit e nat pa mprajtim;
Edhe të mdhenj nuk po hiqen !…
Derdhin t’holla, pa kursim.
Gzohu Shqypni amë e dashun ! …
Se nji koh të mir ke mbrrit ;
Bijt e tu s’te lon për mbysun…
Fort shum shpejt je tuj shëndrit.
T’rrojn Shkupnjonët dhe Shqypnia !
T’ rrojn kllubi me gjith shok !
T’rrojn bashkimi e vllaznia !
Kështu du për Qill’ dhe tok .
Shkup 25 . X . 1908 m.
- KUSHTRIMI I SHYPTARVET NË MONASTIR
Disa djem, Shqypnie, disa burra t’mir
Kombi ka fillue dhe ka zgjedh kta trima !
Burra të shëndrritun, por si vegëtima.
Prej gjith anësh kombi, senitës ka zgjedh
Dhe në Monastir kta djem u kan mledh;
N’ kushtrim me kushtruem në kët mujë sivjet
Dhe me kuvendu për gjuhën e vet.
Shkronja për me zgjedh, se shum na duhen, -
Se kombi dhe gjuha ; besa me kta ruhen !…
Me kta shkruhen fjalët : ‘’ Liri dhe bashkim’’ ;
Me kta shtohen punët, për ma t’mir unshim
Kta shëndritin komb, sjellin kjytetni !…
Ah, të cilat na s’i kemi në Shqypni.
Përande Shqypni, e lumtun sot je,
Se për ty besa, u nis jet e re.
Bijt e tu filluen, me t’qit faqe bardh !…
Ande kah gjith anët, në kët vend kan ardh
Kta trima ç’ke rrit, t’pudhin komb e dor!
A balt e tua, t’qindisin kunor.
Kombi sot kremton dhe fort shum gzohet!…
Se fëmia jote, shpejt dot’lulzohet…
Të rrojn! Keta trima, senitës kombi,
Se ky kushtrim ton botën trondi!…
Të rojn Shqypnia ! me gjith bijt e sajë !…
Besa tosk e gegë, kurri nuk i dajë.
Njësia bon forcin
Dhe bashkimi ka fuqin!
Cili komb kta i ka:
Kurri s’vritet vila me vlla..
Botuar në gaz. ” Uria” nr. 18, 29 .XI .1908, Selanik
0 comments:
Post a Comment