Vizion apo iluzion !?

>> Wednesday, September 17, 2008

Shqiptaret ne R. M. te gjithe e dine se në këte vendë gjithmon fryen erë Beogradase. Maqedonasve nuk ju intereson "atdheu" i tyre. Atyre u intereson qe shqiptaret mos te jenë rehat. Ata rrojnë mbi kurrizin e tyre. Gjithcka cka behet ne kete vend behet per inatë të shqiptareve. Nje bisede e pazakonshme qe kam pas sot, pasyqron me se miri se cfare ndodhë dhe ka ndodhur ne kete vend.

Sot udhetova me avtobus (lokal) dhe me qellim nuk pagova bilet. Më zunë ata te kontrollës dhe si zakonisht - pse “zoteri” nuk keni paguar bilet (fatkeqsisht ishin shqiptar). E dini ju se per keto pune paguhen denime …
Ju thash - e dini ju zoteri se ne vitin 2001 mu per arsye te kesaj kompanie transporti janë rahur nxenesit e vitit te pare te gjimnazit Zef Lush Marku, e dini ju si eshte kur ju rafin 40 burra dhe ju jeni femij 15 vjecar, e dini ju si eshte kur para syve ke policinë dhe nuk intervenon per ta ndal dhunen ndaj nxenesve shqiptare, e dini ju zotëri se keto para te cilat une (nuk) i paguaj per ju , nje perqindje e tyre shkuan per mbrojten e te akuzuarit per krime lufte ne fshatrat shqiptare Lube Boshkovskin, po keto taksa shtetrore nuk jan valle per policinë te cilin duhet ta ndjej si te timen dhe të jetë ne shërbimin tim, a mos valle duhet te ndjehem si zezak i viteve te 70-ta ne token time. Ju e dini zotëri se po ne kete kompani punojn vetëm 1 % shqiptar. E dini se ne kete shtet gjithmon punësimet bëhen ne baza etnike, ku ti mare une ato para, kur babai nuk punon askund vetem pse eshte shqiptar. Per keto arsye une nuk paguaj bilet ne kete kompani. Sic po e shef zoteri kontrolla une edhe nuk kam ndonje arsye te vecante qe te paguaj bilet.
- Më fale shoqi po unë kete e kam punë-përshpëriti kontrolla. Nuk me nxori dhe më lejoi te vazhdoj rrugën.

Po ne kete shtetë, maqedonasit janë shumë të pafelemenderuar. Ata nuk janë të vetëdishëm se sa probleme munden të shkaktojnë shqiptarët. Ta zëm punën me emrin e shtetit. Paramendoni si do të dukej ky vend, kur me shum se 25 % (zyrtarisht) te qytetrave nuk do ta pranonin emrin e shtetit dhe te fillojn ta thërasin R. e Iliridës. Imagjinonin si do të dukej qeveria e Shkupit para faktorit ndërkombëtar. Cfare do thoshin ata – si tju pranojm ne kur as popullata e juaj nuk po e pranon këtë emër. Por ky është problemi më i vogël që munden me shkaktu shqiptarët. Po sikur te vendosnim ti bojkotojm instucionet sllave dhe ministrat shqiptar të mos jenë vetëm reklam e sllavëve para faktorit ndërkombëtar. Ndoshta te huajt do te kuptonin se sa na qenka ne te vertet zemergjere elita politike maqedonase ndaj shqiptarëve. Por tash falë partive politike shqiptare ne Maqedoni të (pa) ndihmuar nga faktorët politik në Shqipëri dhe Kosovë, sot maqedonasit shfrytëzojn rastin më të pa favorshem për shqiptarët. Shpallin nene anti-kushtetuese pa qenë fare anti-kushtetuese. Burgosin kë mundin dhe kë duan, në menyrë shumë jo transparente.

Maqedonasit gjithmon na akuzojn si shtetas te dëmshëm për këtë vend. Mendojnë se ky shtetë paske qenë shumë më afër se Kroacia, në rrugën drejt BE, por ata të cilët ju paskan prish planet jane shqiptaret. Tash si duket po na hakmiren pse nuk po i qendrojm lojal ketij pushteti. Po edhe sikur ti qendroja lojal te gjitha ato taksa që paguaj unë, shfrytëzohen për zhvillimin e pjeses lindore te R.M. (ku jeton shumicë maqedonase).

Prandaj mendoj qe pas zgithjes të statusit te Kosoves, do të ishte mire që në këtë shtet partitë politike shqiptare te menodjne per bojkotimin e “institucioneve” , të cilat punojnë në kundërshtim me interesat e elektoratit tyre. Nëse ka nevoj edhe te krijohen sisteme paralele (polici, ushtri). Të jenë më të zëshëm gjatë artikulimit të kërkesave të tyre. Mos ta shëndrojn politikën si diplomacia e llastikut. Mos të lëshojn hapsirë deri sa mund të tërhiqet llastiku në maksimum, se po ju këput, o ju rëshqiti nga dora mundë të digjeni shumë keqë. Sa ma shumë është tërhjek llastiku aq më e madhe do të jetë dhimbja. Fatkeqsishtë ajo dhimbje më së shumti do të bije ne kurizë të popullitë. Mos te mundohen te marin shembullin e partive ne Shqipëri. Mos të ndahen aq shumë sa të krijojn te djathtë dhe të majtë shqiptare në R.M. Kuptojeni se shqiptarët e ketij vendi nuk munden të lejojne atë luksë. Duhet të funksionojnë vetëm parti mbi baza nacionale. Partite politike shqiptare shume lehtë gjejn kompromis me partite politike maqedonase. Bashkupunimi me keto parti (antishqiptare) ndonjeher eshte mbi nivel, per deri sa kordinimi i partive politike shqiptare mungon edhe kur janë ne pyetje interesat e qytetareve shqiptar.

0 comments:

About This Blog

About This Blog

  © Blogger template Digi-digi by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP