ALBANIAN AMERICANS
>> Wednesday, October 22, 2008
Shqiptarët e parë në Amerikë:
Një numër I shqiptarëve aritën në Shtetet e Bashkuara para shekullit të njëzet. Shqiptari I pare, emri I të cilit është humbur, thuhet se ka aritur ne SHB ne vitin 1876, por së shpejti zhvendoset ne Argentinë. Kole Kristofor (Nicholas Christopher), nga Katundi , ishte shqiptari I pare regjistruar I aritur ne SHB me sa duket ndërmjet viteve 1884 dhe 1886. Ai u kthye ne Shqiperi dhe pastaj prap erdhi në SHB më 1892, Konstantine Demo bën rregjistrimin e gjashtëmbëdhjetë emrave të tjerë shqiptarë të cilët erdhën me Kolën apo arriten më herët. Ata erdhën nga Katundi, jug të Shqipërisë.
-Rrymë e rëndësishme migrimi- Shqiptarët janë grupi më I fundit europian që imigruan ne SHB dhe numri I tyre mbeti I vogël. Gjatë luftës së pare Botërore, shqipëtarët imigruan në SHB për shkak kushteve të vështira ekonomike dhe shqetesimeve politike. Një pjesë e madhe e shqiptarëve (rreth 20.000 -30.000) të cilët u larguan nga Shqipëria për shkaqe politike , ata prap u kthyen në Shqipëri rreth viteve 1919 dhe 1925. Shumica e këtyre shqiptarëve ri-imigruan në SHB dhe tentonin që të mbesin aty përgjithmonë. Një rrymë tjetër imigroi, menjëherë pas hyrjes së komunizmit në Shqipëri më 1944. Pas rrëzimit të sistemit komunist, numri I shqiptarëve drejt SHBA u rrit tepër. Sipas statistikave imigruse të SHBA rreth viteve 1931-1975, numri I përgjithshem I shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara ishte 2.438. Pas vitit 1982 numri I shqiptarëve ishte : 1983 (22); 1984(32); 1985 (45); 1986 (n/a); 1987 (62); 1988 (82) 1989 (69); 1990 (n/a); 1991 (141). Në vitin 1999 SHB lejuan hyrjen e 20.000 refugjatëve shqiptarë nga Kosova . Shumica e shqiptarëve të cilë imigruan në SHB ishin Tosk Orthodox nga qyteti I Korqës në jug të Shqipërisë. Vendbanim I Shqiptarëve mund të gjindet në Chicago, Los Angeles, Denver, Detroit, New Orleans, Miami, Pittsburgh, and Washington, D.C.
-Politika:
Ngjarjet që ndodhnin në Shqipëri, gjithmone shikoheshin dhe gjithashtu ishin aktuale për shqiptarët në SHB. Kisha orthodokse sëbashku me gazatë kanë luajtur një rol të rëndësishë në zgjimin e atdhedashurisë të shqiptarëve ne Shtetet e Bashkuara. Emra të rëndësishëm të lëvizjes nacionaliste ishin- Petro Nini Luarasi, I cili bëri organizatën e pare nacionale shqiptare në Amerikë Mali i Memedheut ("Longing for the Homeland"),
dhe Sotir Petsi, I cili themeloji gazetën e pare shqiptare ,,Kombi”. Kombi në mënyrë aktive mbështeste pavarsinë e Shqipërisë. F S.Noli ishte njëri ndër figurat më me influence në lëvizjen nacionaliste shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Ai themeloi Besa-Besen ("Loyalty"), gjithashtu një ndër organizatat e para nacionaliste shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1908, themelimi I kishës orthodokse shqiptare në Amerikë ishte një ngjarje teper e madhe për shqiptarët. Fan Noli fillon edhe me botimin e Dielli (The Sun) më 1909. Faik Konica ishte redactor I pare I Dielli.
-Persona të vequar:
Arshi Pipa (1920-1997), lindi në Shkodër, në një familje intelektuale të këtij qyteti. Diplomohet për filozofi, në Universitetin e Firences, në vitin 1942. Ai dha mësim në Amerikë në Kolegjin e Arkansasit si profesor i filozofisë dhe më vonë si profesor në Universitetin e Minesotës, ku ligjëroi letërsinë italiane. Nga veprat e tij: “Lundërtarët”, “Libri i Burgut”, “Rusha dhe Meridiana”, “Letërsia shqiptare, perspektiva sociale”, “Letërsia shqiptare bashkëkohore”, etj. Ka kryer edhe shumë studime si: “Tipologjia dhe periodizimi i letërsisë shqiptare”, “Bisedë me Kadarenë”, ‘Dy libra për gjuhën dhe folklorin”, etj. Së bashku me publicistin Martin Camaj ishin disidentë që punuan në mërgim dhe që dhanë një kontribut të madh intelektual në fushën e gjuhësisë, letërsisë, filozofisë, sociologjisë, si dhe publicistikës. Nicholas Pano (1934– ), është profesor I historisë, ishte Dekan I shkencave humane dhe arteve në Universitetin Perëndimor të Illinois. Eshtë autor I librit ,,Populli i Republikës së Shqipërisë”. Peter R. Prifti (1924– ), shkrimtar dhe përkthyes, ka dhënë kontribut të madh në studimet shqiptare, është autor I librit ,,Shqipëria Socialiste gjatë 1944. Stavro Skendi (1906–1989), I lindur në Korqë, ishte profesot I gjuhëve ballkanike në Universitetin Kolumbian nga 1972 deri në vdekje.
-Liderët e komunitetit:
Constantine A. Chekrezi, përkrahës i lëvizjeve në Shqipëri dhe për një kohë të shkurtër editor i gazetës “Dielli” dhe botues i “Ilyria” nga marsi në nëntor të vitit 1916. Ai është autor i shumë shkrimeve, nga mund të veçojmë “E shkuara dhe e tashmja e Shqipërisë”, që u konsiderua si e para punë në anglisht e shkruar nga një shqiptar.Kristo Dako, mësues dhe një nga figurat e lëvizjes së hershme nacionaliste. Ai është autor i “Albania, çelësi për në lindjen e afërt” botuar më 1919. - Faik Konica- Faik Konica është një ndër shqiptarët më të dalluar. Lindi në 15 Mars 1875 në Konicë (qytet shqiptar që sot i përket Greqisë). Studimet i filloi në një kolegj jezuit në Shkodër, dhe i vijoi në Stamboll dhe në Francë. I mençur dhe gjuhëbrisk, kur ishte ende në Europë, Konica çeli revistën Albania, që u botua për 12 vjet rresht. Më pas ai u vendos në Amerikë dhe u bë një nga udhëheqësit e shqiptarëve të Amerikës. Në Amerikë Konica drejtoi gazetën "Dielli" dhe federatën "Vatra". Qeveria e mbretit Zog e bëri Konicën ambasador të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. - Fan S. Noli-Theofan Stilian Noli ose siç njihet ndryshe Fan Noli, ishte atdhetar, demokrat, burrë shteti, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar. Ai ishte artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Më 1906, i nxitur dhe i përkrahur nga patroitët, Noli u nis për në SHBA, me qëllim që të ndihmonte në organizimin dhe në bashkimin e shqiptarëve të mërguar, që kërcënoheshin nga rreziku i përçarjes, për shkak të veprimeve të shovenistëve grekë. Bashkëpunonte në gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat, më 1912, u bashkuan në federaten pan-shqiptare Vatra. Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Erdhi në Shqipëri për të parën herë më 1913. Përseri shkoi në SHBA. Vatra e zgjodhi kryetar. Tash u vendos përfundimisht në SHB.
Aty ushtronte funksionin e peshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri Historisë së Skënderbeut, nxori në dritë një botim anglisht dhe më 1949 një variant të dytë shqip të saj: kurse më 1960 dha anglisht një Autobiografi të shkurtër mjaft tërheqëse. - Eftalia Tsina (1870–1953), është nëna e mjekes Dimitra Elia dhe ka qenë promotore e përhapjes së kulturës në botimet e saj. Më 1920 ajo themeloi të parën organizatë të gruas në Amerikë, të quajtur “Bashkimi”.
-Argëtimi:
John Belushi (1949–1982), aktor dhe komedian i njohur shumë për punën e tij origjinale në serialin televiziv Saturday Night Live “Të shtunat mbrëma live” (1975–1979). Po kështu, edhe filmat ku ka luajtur ai janë shumë të njohur.
James (Jim) Belushi, vëllai i tij i vogël, është gjithashtu aktor shumë i njohur që ka depërtuar dhe në Hollivud. Filmat më të njohur të tij janë Mr. Destiny (1990) Only the Lonely (1991), (I vetëm i vetmuar) Ditari i Dhitmanit (1992) e shumë të tjerë.
Stan Dragoti është producenti dhe drejtori më i spikatur në kinematografi e televizion dhe është drejtori i disa filmave shumë të njohur.
-Politika:
Steven Peters (1907–1990) ka shërbyer si analist kërkimor në Departamentin e Shtetit amerikan më 1945 dhe në shërbimet e huaja më 1958. Ai është autori i “Anatomia komuniste e gllabërimit” (The Anatomy of Communist Takeovers) dhe në botimet zyrtare.
Rifat Tirana (1907–1952), ekonomist në profesion dhe anëtar i stafit të Ligës Nacionale më 1930. Kur vdiq ai ishte me zëvendësshef i misionit të Agjencisë së Sigurimit në Spanjë.
Bardhyl Rifat Tirana shërben si zëvendësshef i Komitetit të Inaugurimit presidencial nga 1976–1977 dhe drejtor i Agjencisë së Gatishmërisë së mbrojtjes civile nga 1977–1979.
-Shkrimtare:
Shqipe Malushi, poete, eseiste dhe specialiste e informacionit të mediave. Ajo ka publikuar disa reportazhe dhe artikuj në gazeta. Ka shkruar në shqip dhe anglisht, ja disa tituj - Memories of '72 (1972, in Kosova), Exile (1981), Solitude (1985), Crossing the Bridges (1990), and For You (1993). Loretta Chase ka lindur në Worcester, Massachusetts dhe është një romanciere shumë popullore. Nexhmie Zaimi është autore e librit “Binjtë e shqiponjës” dhe “Autobiografia e një vajze shqiptare” botuar më 1937.
0 comments:
Post a Comment