Mungesa e Rock’n Rollit si mungesë e Shqipërisë Etnike !
>> Friday, February 27, 2009
Pse nuk ka Rock’n Roll shqiptar në Maqedoni? Nga kjo lind menjëherë pyetja tjetër se pse nuk ka gazetar special për muzikë të cilët do ta shikonin se në qfarë situate është Rock’n Rolli shqiptar në Maqedoni. Po tash na paraqitet një mungesë e dy palëve ,mungesë edhe e artistëve të cilët miren me këtë muzikë dhe gjithashtu mungesë e këtyre gazetarëve. Gazetar nuk ka për shkak se nuk ka se cfarë të shikohet se cfarë të analizohet. Derisa në vendet tjera ka një numër tepër të madh të Rock- grupeve , dhe mandej shpallet grupi i vitit , shpallet grupi më i sukseshëm me punën që e kanë treguar. Dmth kur ke se qfarë të zgjedhësh kur ke grupin më të mirë ekziston një e vertetë të besohet se pse ka një interesim tepër i madh tek të rinjtë që të studijohet gazetaria -,,dega e muzikes”.
Kur flitet për “Rock’n Roll shqiptar “ vimë në përfundim të një ndarje. Derisa tek shqiptarët nga Kosova qysh në vitet e 80-ta ka pasur nje sërë rock-grupe , tek shqiptaret nga Maqedonia kohët e fundit janë paraqitur dy apo tre grupe. Në Kosovë ka traditë te rock muzikës , aty ka kualitet , aty numri tepër i madh i këtyre artisteve nuk din njeriu se cilët ti ndëgjon , krejt kjo është vetëm nga tradita e tyre e hershme. Aty ka grupe të cilët marin pjese në koncerte të mëdha , në vende të ndryshme europiane. E vlen të përmendet patjeter grupi Jericho nga Prishtina që përbëhet nga këngëtari dhe kompozitori, Petrit Qarkagjiu (Rrusta) . Jericho kanë marë pjesë në Londër në kuadër të shpërblimit që fituan në koncertin Ritëm e Pop 2002 në Prishtinë. Shpërblimi përfshinte një koncert para publikut londinez, regjistrimin e një CD-je në studion e famshme të BBC-së S6 si dhe një vizitë në Top of the Pops ku regjistrohet një nga programet më të famshme të top listave botërore.
Parashtrohet pyetja pse shqiptar , me nje gjuhë me një flamur me një identitet por me një dallim tepër të madh të Rock’n Roll –it? Shqiptar një jemi, Skenderbeu është i të gjithëve, Nëna Terezë është i të gjithëve , por pse Rock’n Roll-i ndokund është më i zhviluar me tradite të madhe e ndokund fare pa kurfarë tradite? Pse reagimet e njerëzve ndaj një rokeri në Kosovë janë krejtesisht ndryshe se nga reagimet e shqiptareve të Maqedonisë po tek i njëjti roker. Kesaj pyetje të fundit pergjigjen e gjejme tek shpjegimi më lart, normal është se me një vend ku ke traditë 30 vjeqare , dhe me një vend që sapo ka filluar të kultivohet po ajo traditë , do jenë te ndryshme. Derisa sa tek shqiptarët e Maqedonisë dihen me gishta njerëzit te cilët miren me këtë muzikë , tek shqiptarët e Kosoves nuk dihet numri i grupeve që miren me këtë muzikë , për shkak se është shumë i madh. Po tash duke I shikuar faktet historike , se flasim një gjuhe pa kurfarë dallimi , si mundet që të ketë dallim kaq i madh i kultivimit të kësaj muzike, nga kjo nënkuptojmë që sigurisht që edhe ne (nga Maqedonia ) kemi qenë pjesë e lojës. Se kemi qenë ndonjehere bashk , por me ndikimin e disa faktorëve ka ardhur deri tek ndarja yne , ndarje qe solli deri tek ndarja jonë kulturore , duke lënë një kulturë gjysëm të zhvilluar e një kulturë që sapo ka filluar. Siq thonë “fjalët e popullit, gjysma janë të vërteta” . Flitet teper për një bashkim kombëtar të shqiptarëve. Se të gjithë shqiptarët do bëhemi një, e njohur sikur “Shqiperi Etnike “ . Me këtë bashkim , nuk do bashkohen vetëm populli shqiptar si një bashkësi , por do të bashkohen edhe kulturat shqiptare të ndara. Më edhe Rock’n Roll-i shqiptar do bëhet një, do të kemi më të mirin në Rock’n Roll dhe më të mirin në të gjitha sferat. Do të kemi një flamur, do të kemi një abetare , do të kemi një gjuhë standarde , me të cilën gjuhë do të shkruhen libra , do të mesohet nëpër shkolla , do të flitet nëpër media , mandej dotë kemi një lidhje të shkrimtareve. Do të vjen deri te fuqizimi i të gjithë shqiptarëve pa dallim se nga janë për shkak se më do ishin një. Gjendja e Rock’n Rollit tek shqiptarët e Maqedonisë , vetëm me këtë bashkim do te ngritej , dhe normal mandej të tregoj kualitetet e veta jo më si shqiptar i Maqedonisë , por si shqiptar I Shqiperisë Etnike. Rock’n Rolli në pergjithësi ka filluar në fillim të viteve të 60-ta, kurse ai shqiptar ka filluar në fillim të viteve të 80-ta, bile konsiderohen si vite të arta të Rock’n Rollit shqiptar. Nga kjo del përfundimi se Rock’n Roll-i nuk është i vonuar, përkundrazi me “kohë” futet në listen e viteve të arta të Rock’n Rollit botëros.
Benjamin R.
0 comments:
Post a Comment