SHTET-FORMIM APO KOMB-NDERTIM

>> Monday, December 22, 2008

Skena politike ne Kosove po koklavitet per shkak se sundimi nderkombetar po nderlikohet, dhe eshte interesante se ne kohen e Millosheviqit ke mundur ta shpjegosh situaten ne Kosove per tre minuta, tash as tre ore nuk te dalin meqenese se situate eshte shume e nderlikuar. E vertete eshte UNMIK-u nuk shkoj EULEX-i po vjen, zyra civile nderkombetare eshte aty, KFORI-i eshte ende ne Kosove dhe ka ushtar spanjol edhe dihet se Spanja ende nuk e ka pranuar Kosoven, ne nderkohe qeveria e Kosoves per nente muaj pas shpalljes se pavarsise, e ka mbajtur ket obsesionin me njohjet e metutjeshme, nderkohe qe integriteti dhe sovranitetin si dhe zhvillimin ekonomik e ka lene anash, dhe tash ndosdhemi para kesaj sifde te pikave te Bankimunit. Qfare eshte 6 PIKESHI I BANKIMUNIT???. Nenkupton policia, gjyqesia, doganat, kufinjte, transportet dhe infrastruktura, dhe trashigimia kulturore do te jene te ndara mbi baza etnike me qrast policia, gjyqesia dhe prokuroria do te kene zinxhir te ndare komandues, qe do te thote do te kete dy sisteme politike dhe juridike ne Kosove, do te kete gati dy shtete, ngjajshem sikur ne Bosnje. Ahtisari dhe paketa e tij???. Serbia kerkon teper shume dhe merr shume kurse shqiptaret kerkojne pak dhe nukmarin hiq. Ne kosove eshte situate kun e vend qe te bazohet pavarsia ne gjakun e deshmoreve, ne vullnetin e popullit, pavarsia po bazohet ne nje dokument te Ahtisarit, pra po bazohet jashte vendit e jo mbrenda vendit. Plani I Ahtisarit edhe ashtu nuk ka qene I favorshem per kosovaret, por ai edhe nga institucionet eshte pare si nje lloj qmimi per pavarsine e Kosoves qe ne fund e pranon edhe Serbia, pra eshte bere per t’ia bere qefin Serbise ne menyre qe ajo ta njef Kosoven. Porn e kohen kur qeveria e Serbise planin e Ahtisarit nuk e pranon, ne kohen kur Serbia jo vetem qe nuk e njef pavarsine e Kosoves, por me strukturat paralele deshiron ta renon Kosoven permbrenda, eshte absurde eshte qmenduri qe te realizohet ai plan. Diskrimini I shqiptareve ne luginen e Presheves e cila nuk eshte mare fare parasysh plani I Ahtisarit. Ne Presheve 92% jane shqiptare mirepo nga 218 polic vetem 116 jane shqiptare, ne Presheve jane 9 prokurore serb dhe 4 prokurore shqiptare. Ne Bujanovc jane 62% shqiptar ku ne prokurori jane 10 serb dhe vetem 1 shqiptar. Pra serbet ne Kosove kane fituar te drejta me teper drejta se shqiptaret ne Maqedoni. Popullata e Kosoves ka rreth mbi 2 milion, mirepo nuk ka regjistrim qe nga viti 1981 me qellim sepse duan ne resgjistrimin e ardhshem ne vitin 2011 ose 2012 deshirojne qe t’ua krijojne shqiptareve mundesine qe te deklarojne si kosovare por kjo eshte nje teme tjeter e gjate, se ne Kosove ka me teper shtet=formim apo komb=ndertim?. Serbet e Kosoves jan rreth 5% nga e gjjithe popullata e Kosoves mirepo disponojne me 20% te teritorit. Dmth ata kane shume pak banore mirepo kane shume teritor!!!. Edhe nje fakt tjeter treondites se ne Bosnje seebet jane nje e treat mirepo e kan gjysmen e e teritorit te Bosnjes, ku do qe jane serbet kane pak populate po kan teper teritor, per shkak se te serbet vazhdon te mbetet kategoria kryesore politike teritori. A egziston ndarja e Ksoves??? Egziston ndarje e Kosoves mirepo Serbia nuk e vendon ndarrjen perfundimtare, e don ndarjen e mbrendshme te Kosoves, e don nje Republike Serbe mbrenda Kosoves, nepermjete te ciles do tem und ta kontrollonte tere Kosoven, pra aspiratat e Serbise jane per tere Kosoven. Ndorja e Kosoves dhe Serbise nuk mund te ndahet me mirekuptim, nuk mund per shkak se Serbia e don edhe veriun e Kosoves e don edhe luginen e Preshves edhe Anamoraven, Serbia deshiron tepe shume. E vetmja mundesi Serbia te heq dore nga Kosova natyrisht pa veriun do te ishte nese ajo kompenzohet me Republiken Serbe ne Bosnje. Veriu aktualisht mbetet jashte teritorit te Kosoves. Ka nje mundesi per bashkejetese ndermjet serbve dhe shqiptareve ne Kosove me nje kusht nese e heqim qafe Serbine. Kjo do te thote qe strukturat paralele serbe te shprebehen. Sepse Serbia po ua ben serbeve te Kosoves te panevojshme integrimin, serbet nuk integrohen vetem se duan te integrohen por nese e kane te nevojshme te integrohen, e Serbia nuk poi u lejon. Kosova po shihet si komb-formim e jo si shtet-formim. Shtet-ndertimi nenkupton ushtrine, policine, kontrollin resurseve natyrore, kontrollin e kufijve e kshtu me rradhe, kjo nuk po ngjan ne Kosove perkundrazi ajo qka po ngjan eshte komb-formimi sepse po shpiken flamuj te ri, himne te reja ne menyre qe Kosova sa me shume te ndahet nga trungu shqiptar. Deri ktu kemi ardhurme flamurin shqiptar, flamuri I kaltert eshte nje flamur I cili nuk ka histori dhe thjeshte nuk ka ndieshmeri ndaj ketij flamuri. Flamuri I Kosoves u kontrabandua diten kur u shpall Kosova e pavarur . Deri te pavarsia e Kosoves kemi ardh me flaurin kombetar ate tjetrin e pame per here te pare me 17 shkurt. Dhe thjehte ishte nje symbol I imponuar e cila fare nuk ua ngroh zemrat njerezve.
Vullneti i bashkimit kombetar nuk duhet te reduktohetne qendrimet e elitave politike, per shkk se keto elita politike nuk jane te pavarura. Po te baheshin dy referendume ne Shqiperi dhe ne Kosove eshte e sigurte qe rezultatet per bahskim kombetar do te ishin pozitiv. Identiteti kosovar eshte vetem nje identitet gjeografik I cili eshte shume larg I te qenit identitet kombetar. Nuk egziston kombi kosovar. Ka gjakovar, ka drenicak por ka edhe kosovar , dhe shume ma I fuqishem eshte identiteti drenicak apo gjakovar sesa identiteti kosovar [pr mbi te gjitha eshte identiteti kombetar. Popullata kosovare nuk e konsideron kombin ksosvar si diqka e cila egziston , mirepo popullatene e kosoves nuk po e pyetin nuk ka referendume. Ne zgjedhjet e fundit kane dale rreth 37 % te populates.Populin nuk po e pyet askush atje. Preseidenti Rugova, a ka qene me skeptik ne raportet me Shqiperine? Ibrahim Rugova ka qene nje person I cili eshte munduar ta krjijoje nje identitet te ri kosovar dhe I cili edhe pavarsine e Kosoves si duket nuk e ka pasur me gjithe mend e lere më bashkimin kombetar, meodat e tij kane qene teper te buta per te pasur rezultate dhe nga periudha e tij nuk kemi pasur edhe aq dobi jo betem sa I perket pavarsise por edhe mbi asaj sa I perket bashkimit kombetar. Shqiptaret thelle ne shpirt shihet se jane kozmopolit, porn e Ballkan nuk po mund te jetosh me kozmopolitizem se faktoret nderkombetar po mundohen te ndermjetesojne midis bujarise tone dhe kozmopolitizmit tone. Ne rast se shqiptaret e Kosoves do te shkojne drejt nje situate radikale drejt bashkimit me Shqiperine, atehere shqiptaret e Maqedonise? Shqiptaret e Maqedonise nuk ndihen rehat per shkak se diskrimin ndaj tyre. Psh, ne gjyjaten kushtetuese ne Maqedoni jan 13 veta, jan 11 maqedon dhe 2 shqiptare, edhe ne Maqedoni ka nenperfaqesim ka diskrimin prandaj deri sa te jete keshtu edhe per shkak te identitetit te fuqishem shqiptar, edhe ato do te synojne qe te bashkohen. Edhe nje send shqipatert e Maqedonise ndikohen me teper nga shqiptaret e Kosoves nga mund te jete edhe per shkak se ka me shume lidhje farefisnore.

Albin Kurti

0 comments:

About This Blog

About This Blog

  © Blogger template Digi-digi by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP