Alarm te nordikët, dëmtohen Svenson dhe Vilhelmson
>> Thursday, September 4, 2008
Dje, kombëtarja e Suedisë ka pësuar një goditje të madhe, pasi ka humbur shërbimet e dy mesfushorëve. Kristian Vilhelmson (28 vjeç) dhe Andreas Svenson (32 vjeç) nuk do të luajnë në dy eliminatoret ndaj Shqipërisë dhe Hungarisë, për shkak dëmtimesh. Mjeku i kombëtares suedeze, Andreas Valentin, tha: “Vilhelmsoni do të ketë nevojë për tri javë pushim. Dëmimi i tij ishte i papritur, ndërsa Svenson ka kohë që vuan dhe do t’i ishte më mirë që të pushonte për këto dy ndeshje.” Ndërkohë, trajneri Lars Lagerbak pohoi: “Nuk është diçka e mirë të humbasësh dy titullarë katër ditë para ndeshjes. Do të përpiqemi t’i zëvendësojmë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë.” Sot Lagerbaku do të bëjë të ditur emrat e dy zëvendësuesve, që do t’u bashkohen nordikëve për ndeshjen e Tiranës.Dje, kombëtarja e Suedisë ka pësuar një goditje të madhe, pasi ka humbur shërbimet e dy mesfushorëve. Kristian Vilhelmson (28 vjeç) dhe Andreas Svenson (32 vjeç) nuk do të luajnë në dy eliminatoret ndaj Shqipërisë dhe Hungarisë, për shkak dëmtimesh. Mjeku i kombëtares suedeze, Andreas Valentin, tha: “Vilhelmsoni do të ketë nevojë për tri javë pushim. Dëmimi i tij ishte i papritur, ndërsa Svenson ka kohë që vuan dhe do t’i ishte më mirë që të pushonte për këto dy ndeshje.” Ndërkohë, trajneri Lars Lagerbak pohoi: “Nuk është diçka e mirë të humbasësh dy titullarë katër ditë para ndeshjes. Do të përpiqemi t’i zëvendësojmë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë.” Sot Lagerbaku do të bëjë të ditur emrat e dy zëvendësuesve, që do t’u bashkohen nordikëve për ndeshjen e Tiranës.
Nga Sporti Shqiptar
Nga Sporti Shqiptar
0 comments:
Post a Comment