Shënon sukses premiera e filmit "Koha e Kometës"

>> Friday, September 5, 2008

Pas paraqitjes dhe suksesit të filmit “Koha e Kometës” në Gjermani, Francë, Shqipëri dhe Kosovë ky film është pritur me duartrokite e vlerësime edhe në Tetovë.

"Është një film që për kushtet tona dhe ambientet tona është brilijant", tha gazetari Bardhyl Zaimi.

Premiera e filmit u shfaq në Shtëpinë e kulturës në Tetovë. Tapeti i kuq dhe posterat e mëdha të kujtonin premierën e filmave të Hollivudit. Sipas regjisorit të filmit Fatmir Koçi "Koha e Kometës" është një film i cili flet për lirinë e vetvetes, dhe karakterizon madje edhe shqiptarin.

"Besoj se filmi ka thellësinë e vet por ka edhe shtrirjen e vet horizontale kështu që unë mendoj se çdo njeri do ta gjejë atë pyetje që ka dhe një përgjigje në shikimin e filmit. Është një film i cili flet për lirinë, për lirinë e vetvetes për lirinë e vërtetë, flet për shqiptarin. E karakterizon shqiptarin me të gjitha ekstremitetet e tij por duke nxjerrë në pah thelbin, kulturën e vet", tha regjisori Fatmir Koçi.

"Mesazhin e filmit e kanë kuptuar edhe në Gjermani, Francë, Prishtinë dhe Durrës. Është një mesazh shumë i bukur ‘Mos e kërko luftën se lufta do të gjejë dhe dashuria nuk njeh fe’", u shpreh aktori dhe producenti i filmit Blerim Destani.

"Besoj se filmi ‘Koha e Kometës’ ka potencialin e një filmi i cili ka performanca për Oskar", theksoi aktori gjerman Rallf Miler.

“Koha e Kometës” është një realizim shqiptaro-gjerman-franko-maqedonas nën produksionin e kompanisë gjermane  L.A.R.A Enterprises. Skenari i filmit është punuar sipas romanit "Vit i mbrapshtë" i shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Filmi "Koha e Kometës" fitoi çmimin "Gladiatori i artë"në festivalin e filmit në Durrës.


0 comments:

About This Blog

About This Blog

  © Blogger template Digi-digi by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP