Heshtja = Pajtim

>> Monday, December 1, 2008

Me pengon shume mosmbajta e principeve nga ana e partnerëve shqiptar ne koalicion. Deri sa janë ne opozite kanë qendrime tërësisht të kundërta nga ato kur kalojnë në qeveri. Por sikur të mos mjaftonte kjo, po luhet edhe në një leter shumë të rezikshme, cdo gjë trajtohet si normale. Cdo gjë paraqitet te populli si krejtësisht e kuptueshme. Askush nuk reagon. Edhe ata “analist” që deri dje ishin shumë të zëshëm dhe shpalleshin si njerëzit më të kthjellur në R.M. nuk reagojn më. Personalisht nuk kam asgjë kundër analistëve të politizuar, sepse është krejtësisht normale të mbrosh krahun e partive politike, por jam kundër thyerjeve të principeve. Në rast se BDI-ja bënë të njejtat gabime, sic ka bërë edhe PDSH-ja të kritikohet me të njejtin intezitet sic kritikoheshte edhe PDSH-ja. Nëse PDSH-ja kritikoheshte për ndëgjueshmërin e saj ndaj Gruevskit, për të njejtën punë të kritikohet edhe BDI-ja. Kjo është puna më e mire që keta analist munden ta bëjnë. Të ndihmojn shoqërin shqiptare, që të kuptohet realiteti politik dhe pozita e tyre në këtë shtet. Ata që ishin më të zeshmit gjatë qëndrimit BDi-se në opozitë, sot jan heshtur të gjithë. Disa edhe mundohet të shkruajn ca kritika, por ato dallojn edhe për nga kuantiteti edhe për nga kualitet i tyre nga ato që shkruanin kur nuk ishte BDI-ja në pushtet. Kjo mendoj që është puna që më se shumti duhet ti brengos shqiptarët, ngase askush nuk ndihmon që ata ta gjejn rrugën ka duhet të shkohet.


Cka pret prej një shoqërie kur të gjithë heshtin, për deri sa një subjekt politik amneston Branko Cërvin për ngjarjet në Gostivar. Shpresoj që të hapen rrugë të reja për shqiptarët e Maqedonisë. Asnjeherë deri më sot nuk kemi qenë ne pozite më të keqe. Aksioni i Alfa-ve ishte i ngjajshëm me atë të Brodecit, por tash opinioni hesht. Turp se si u bastisën të gjitha ato shtëpi. Problemi më i madh është se partia (shqiptare) në pushtet, duke mos reaguar i jep legjitimitet këtyre akcioneve. Heshtja dmth. pajtim. E kur kanë legjitimitet ti nuk ke të drejt të ankohesh askund, sepse të gjithë (faktori ndërkombëtar) mendojn se këtu gjithcka po ecen mirë. Sepse partneri shqiptar është pajtuar me këto veprime të ALFISTAVE.

0 comments:

About This Blog

About This Blog

  © Blogger template Digi-digi by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP