S-ban S-ki S-muni !
>> Monday, January 12, 2009
Misioni i Bashkimit Europian per sundimin e ligjit EULEX, bazohet ne rezoluten 12 44, eshte neutral karshi statusit te Kosoves , ka fuqi ekzekutive, nuk i ipet llogari popullit, ka imunitet prej ligjit, dhe per me teper po investohet ne Kosove nga ana e Bashkimit Europian aty ku me se paku ka nevoje me polici, gjyqesi, prokurori etj. Shume degjohet nga politikanet e Republikes se Kosoves se sit hone – deklarat presidenciale e Keshillit te Sigurimit nuk e perfshin 6-pikeshin, pra kjo nuk eshte e vertete sepse deklarata presidenciale perfshin 6-pikeshin. Ne raportin e Ban Ki Munit ne kapitullin e dymbedhjete , obzervime, verehet qe EULEX-I do te bashkpunon me strukturat ilegale te Serbise qe kane dale nga zgjedhjet e 11 majit, dhe ne kete menyre do ti legjitimoje keto edhe nje here, sepse ne piken psedhjete shkruhet qe zabrkimi I Eulex-it ne Kosove do te behet ne konsultime te ngushta me hisedaret relevante duke mare parasysh rrethanat specifike dhe brengat te komuniteteve dhe do te bashvendohet me UNMIK-un. Kur thuhet te gjitha komuniteteve ketu sigurisht menohet per serbet, dhe ne kete menyre hisedaret po behen edhe ato struktura paralele qe po behen pale dhe kesisoj po legjitimohen nga ana UNMIK-ut. EULEX-i do te jete neutral karshi statusit. Neutraliteti nenkupton se jane dy pale per Kosoven, se neutraliteti eshte nje lloj paanesie ndaj dy paleve dhe ne kete rast EULEX-i mendon ne Kosoven por edhe ne Serbine, ne kete menyre EULEX-I e legjitimon Serbine si pale per Kosoven, nderkaq neutraliteti karshi statusit nenkupton qe statusi I Kosoves ende konsiderohet I pazgjidhur. Me vet faktin qe thuhet neutralitet karshi statusit e jo neutralitet karshi pavarsise, kjo do te thote qe statusi I Republikes se Kosoves per EULEX-in vazhdon te jete I pazgjidhur. Personeli i EULEX-it qe do te punoje ne vendkalimet kufitare 1 dhe 31 do ta konsiderojne kufirin me Serbine si vije Administrative Kufitare, e jo kufi ndermjet Kosoves dhe Serbise si dy shtete. EULEX-in nuk e kap ligji i Kosoves. Të gjithe te punesuarit ne Zyren Civile Nderkombetare por edhe ne EULEX, perfshire edhe familjet e tyre, si dhe punonjesit nderkombetar te emeruar nga perfaqesuesit civil nderkobetar, duke perfshire zyrat dhe arkivat e tyre kane imunitet nderkombetar. Pra ne Kosove po rritet numri I njerezve te cilet kane imunitet nga ndjekja penale ne Kosove dhe kesisoj Kosova po behet vend me I rezikshem me ardhjen e ketyre njerezve qe kane imunitet nga ligji sesa vend më I sigurte siq e kane gojen plot jo vetem politikanet vendor por edhe ata nderkombetar. Me vet faktin qe ne Kosove po vijne me qindra e mijera zyrtare nderkobetare qe kane imunitet nga ligji kjo tregon se Kosova po behet vend më I pasigurte sepse keta njerez nuk do te qajne koken per ligjin dhe rrjedhimisht do tem und te bejne shkelje penale me shume lehtesi sepse e din se nuk ka ligj ne Kosove. EULEX-I eshte investim I gabuar. EULEX-I kur te behet plotesisht operacional do te perfshine 1.900 nderkombetar dhe 1.100 staf local. Kjo do te perfshije 1400 polic, 300 zyrtare gjykatash duke perfshire 70 veta ne sistemin e burgjeve dhe me shume se 40 gjykates dhe mbi 20 prokurore. Nese i mbledhim keto verehet qe kjo behet 130 pra as gjysma e e 300-shit, shtrohet pyetja 300 zyrtare gjykatash rreth 170 nuk jane , qfare do te bejne?, vetem 130 po tregojne se kush do jene dhe qfare do bejne. Per nje shtet kontribues, per njerin prej shteteve qe eshte aritur te kuptohet , 111.000 eoro jane shpenzimet vjetore sa I perket nje kuadroje nderkombetare e derguar ne Kosove. Shpenzimi I pergjithshem I tere ketij stafi per nje vit ka me qene 210.9 milinon euro. Per vitin e pare kjo duhet me iu shtu shumes prej 153.75 milione euro, nderkaq pas gjashtembedhjete muajve shume prej 190 milione euro. Nese mbledhet kjo 210.9 milinon euro qe paraqet shumen te cilet shtetet e veqanta te BE-së I japin per pjesetaret E EULEX-it qe vine nga ato vende atehere kjo dmth se gjithsej se jane 364.65 milione euro per vitin e pare nderkaq per vitet tjera pas gjashtembedhjete muajve do te jete 400.9 milione euro, kjo do te thote do ta shpenzoj 1 milione euro në dite ne Kosove. Kjo do te jete e demshme per Kosoven edhe ne nje aspekt tjeter sepse do te ngriten qmimet kosotja e jetes do te behet me e larte nderkaq qe pagat e banoreve te Republikes se Kosoves jane shume dhe pakrahasimisht me pak sesa te ketyre te pjesetareve te EULEX-it. Mund te behen disa sygjerime se ku do te mundej Bashkimi Europian ti riorientoj keto mjete qe I shpenzon per EULEX-in nese e ka pernimend te i ndihmoj Kosoves. Eshte shume mire qe ti shpenzon ne arsim , ne shendetesi, ne infrastrukture, ne culture e keshtu me rradhe. Universiteti I Europes Juglindore ne Tetove, te dhenat akademike per vitin 2007/08 I ka shpenzime 10 milion euro ne vit. I ka 5900 studente prej tyre 620 me korespodence. EULEX-I shpenzon 35 here mbrenda vitit se sa Universiteti I Shtulit ne Tetove. Pra me keto par ate EULEX-it do tem und te mbaheshin 35 universitete sikur ky ne Tetove. Mund te miret me mend se sa shume do te mund ti kontribohej Kosoves nese BE-ja ne vend se ti orientoj keto para ne gjykates, polic dhe prokurore keto para do ti orientonte ne aspektin e zhvillimit arsimor, kulturor e shoqeror, por pse jo edhe ekonomik ne bujqesi etj etj. Dihet se dy demostrata u bene me nentembedhjete nentor dhe me dy dhjetor gjithsejt kane mare pjese rreth shtatedhjetemij veta asnje incident nuk ka qene. Pse po e sjellin EULEX-in , pse ketij populli kaq paqesor mbase populli ma paqesor ne krejt Europen po ia sjellin EULEX-in? Gjithmone eshte degjuar se si kane bere propaganda jo vetem politikanet nga Serbia se po qe se shpallet pavarsia e Kosoves , serbet do te ikin ! Kur u shpall pavarsia e Kosoves kane ikur shqiptaret prej Serbise rreth 11.000, kryesisht nga Beogradi dhe Vojvodina ku kane pasur biznese te ndryshme dmth ka ndodhur e kunderta pas shpalljes se pavarsise nuk ka pasur asnje lendim te serbeve nga ana e shqiptareve perkundrazi ka pasur shqiptar dhe nderkombetar te vrare nga strukturat paralele te Serbise. Tashnje populli kaq paqesor mbi 2 milion ne Kosove po I sjellin polici, gjyjates, prokurore duke e bere Kosoven nje vend I cili eshte vazhdimisht ne gjendje te jashtezakonshme me regjim policor ne vend se keto te orientohen atje ku thjesht do te ndohej ndihma ne jeten e perditshme shoqerore, ekonomike e të tjera.
Albin Kurti
0 comments:
Post a Comment